Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deri në Jupiter dhe mbrapa me këngën "Sa e dua"

Foto: FB/Jupiter7_official

“Të gjithë kërcejmë në Hënë.

Ndihem tmerrësisht i vetmuar në Pluton.

Në Saturn nuk jemi të ftuar të këndojmë...

Ne jemi numër një në Jupiter – “Jupiteri Shtatë!”

Këtë shëtitje të këndshme nëpër hapësirë ia detyrojmë grupit “Jupiter 7”, ndërsa vjershat janë nga kënga e tyre e re “Sa e dua”. Grupi ka rreth një vit që ekziston. Një nga paraqitjet e tij të para ishte në Festivalin e Jazz-it në Bansko në vitin 2021. Dhe pak ditë më parë morën pjesë në Festivalin e Arteve në Koprivshtica. Interpretuesit e rinj janë të diplomuar në Shkollën Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov". Disa prej tyre e përfunduan me sukses arsimin e tyre këtë vit, ndërsa disa të tjerë do ta mbarojnë shkollën vitin e ardhshëm. Të gjithë kanë një arsim klasik dhe për këtë arsye është logjike të supozohet se "Jupiteri" vjen nga titulli i Simfonisë Nr. 41 të Mozartit. “Jupiter 7” quhet një nga baladat e tyre, e cila u pëlqen shumë. Ata kanë edhe 5 ose 6 këngë origjinale dhe shpresojnë t'i regjistrojnë së shpejti.

Siç do ta dëgjoni edhe vetë, kënga e tyre e re “Sa e dua” është shumë e këndshme, verore dhe dinamike. Në video, së bashku me interpretuesit nga grupi, marrin pjesë shokët e klasës dhe miqtë e tyre - gjithashtu nga Shkolla Kombëtare e Muzikës “Ljubomir Pipkov”.

Muzika, teksti dhe aranzhimi janë të Neo Kurtevit - kitarë dhe vokal, dhe babait të tij Krasi Kurtev nga grupi "Akaga".

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Plovdiv Jazz Fest mbledh muzikantë nga Bullgaria dhe bota

Shtëpia e Kulturës “Boris Hristov” në qytetin e Plovdivit është nikoqire e edicionit të përvitshëm të Plovdiv Jazz Fest 2025. Nga sot deri më 9 nëntor, festivali mbledh muzikant xhaz nga Bullgaria dhe bota, duke ofruar një program të larmishëm me..

botuar më 25-11-07 5.05.PD

“Tonika SV” shënon 45-vjetorin në skenë

Një nga grupet vokale më të njohura të viteve 80-të të shekullit të kaluar  – “Tonika SV” – shënon 45 vjet në skenë me një koncert të madh në Sofje. Më 8 nëntor, në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, do të tingëllojnë hitet më të mëdha të..

botuar më 25-11-06 5.55.PD

Grupi JazzBoree me një version origjinal të "Rosni mi, rosni, Rosice"

Grupi JazzBoree vazhdon linjën e përzierjes së folklorit bullgar me mjete shprehëse tipike të xhazit. Muzikantët e formacionit gjejnë kryqëzimin midis folklorit dhe xhazit pikërisht në lirinë e interpretimit - kjo është pikërisht ajo që dëgjojmë në..

botuar më 25-11-05 6.05.PD