Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 10 gushtin 2022

Nga perëndimi do të depërtojë ftohje dhe reshje shiu, paralajmërimi për det të trazuar mbetet

Foto: arkiv

Ditën e mërkurë do të jetë me diell deri në mesditë. Më pas mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë vranësira dhe reshje shiu, vende-vende intensive. Ekziston rreziku i breshrit. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi verilindor. Temperaturat maksimale do të jenë nga 27° në perëndim deri në 34° në Ultësirën e Trakisë së Epërme. Në Sofje do të jetë deri në 27°.

Do të jetë kryesisht me diell, por me erë përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Temperaturat maksimale do të jenë 28-31°. Uji i detit është 26-27°. Lëvizja e detit do të jetë 3-4 ballë, në jug dhe deri në 5 ballë.

zonat malore pas drekës mbi masivët e Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu dhe bubullima intensive. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë 22°, në 2000 m deri në 13°.

Të enjten nuk pritet ndryshim i motit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Firma bullgare të ndërmjetësimit kanë marrë pjesë në një skemë për pastrimin e parave ruse

Ndërmjetës bullgarë u identifikuan si disa nga hallkat lidhëse në një hetim mbi një skemë ndërkombëtare për pastrimin e parave ruse. BGNES citon të dhëna nga Intelligence Online , sipas të cilave dy kompani bullgare të ndërmjetësimit ishin të..

botuar më 25-11-14 8.59.PD

Jahti elektrik bullgar është ndër finalistët e një konkursi ndërkombëtar

Një zhvillim bullgar për një mjet lundrues elektrik fitoi njohje ndërkombëtare, duke u kualifikuar për raundin final të çmimeve prestigjioze The Gussies Electric Boat Awards 2025. Këto çmime synojnë anijet dhe jahtet elektrike më inovative dhe më të..

botuar më 25-11-14 5.05.PD

Parashikimi i motit për 14 nëntorin

Të premten në mëngjes, në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore, do të ketë mjegull, ose re të ulëta. Gjatë ditës, do të jetë kryesisht me diell, por në pjesët e poshtme të Tunxhës dhe Maricës deri rreth mesditës dhe në fushën e..

botuar më 25-11-13 7.40.MD