Kohët e fundit Poli Genova prezantoi këngën e saj më të re “Give Me Your Love”. Siç tha këngëtarja në intervistën për klasifikimin e Radios Kombëtare Bullgare Top 20, me këtë këngë ajo vazhdon vijën që ndjek gjatë viteve të fundit – tingëllimi është disko pop nga fundi i viteve 80-të të shekullit të kaluar. “Ky është një drejtim që unë dhe ekipi im ndjekim dy vitet e fundit dhe mendoj se jemi mjaft të njohur dhe mjaft të suksesshëm”, theksoi Genova.
Për këngën u xhirua një video. Ekipi është serb, dhe vendi është unik - “Beogradi i bukur gjatë natës”.
Muzikën e kompozoi Boban Apostollov. Autor i tekstit është Jordan Mitov, ndërsa interpretuesja e njohur është bashkautore e të dyve.
Redaktor: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA
Të bësh ëndrrën tënde realitet në ritmin bullgar dhe në tokën franceze. Kështu mund ta fillojmë në mënyrë metaforike historinë e muzikantes dhe pedagoges Stefka Miteva dhe trios bullgaro-franceze "Orenda", në të cilën i bashkohen edhe Sandrine..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të..