Jeta e dy fëmijëve 11 dhe 12 vjeç, të cilët u plagosën të dielën në aksidentin në autostradën “Trakia”, është jashtë rrezikut, por ata mbeten në terapi intensive. Ekipet mjekësore janë në gatishmëri për ndërhyrje urgjente në rast nevoje. Për momentin, fëmijët do të qëndrojnë në spitalin “Pirogov” për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe nuk ka arsye që ata të transportohen në një institucion tjetër mjekësor, theksoi drejtori i spitalit “Pirogov” dr. Valentin Dimitrov. Ai ftoi prindërit e dy fëmijëve, të cilët tashmë kanë mbërritur në kryeqytet, për t'i njoftuar për gjendjen e tyre.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..