Imazhet satelitore tregojnë se anija e parë me grurë që largohet nga Ukraina sipas marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga OKB-ja dhe Turqia ka mbërritur në Siri. Pamjet e “Planet Labs” të analizuara nga Associated Press tregojnë se anija “Razoni” është ankoruar në portin e Tartus dje, më 16 gusht, dhe është pranë një silos drithi. "Razoni" u largua nga porti i Odesës më 1 gusht me 26 000 ton misër, ndërsa ngarkesa supozohej të nisej për në Liban, por mediat libaneze raportuan se porosia është refuzuar.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski theksoi se detyra kryesore e forcave ukrainase është ta bëjnë luftën gjithnjë e më të vështirë për Rusinë.
Më 16 gusht, një depo municioni shpërtheu në pjesën veriore të gadishullit të Krimesë dhe Moska e përshkroi incidentin si "sabotim" nga ana e grupeve të armatosura besnike ndaj Ukrainës.
Nga ana e saj, Ukraina as nuk e konfirmoi dhe as mohoi përfshirjen e saj në serinë e shpërthimeve në Krime. Përveç serisë së shpërthimeve në Krime, Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë ia atribuoi "diversantëve ukrainas" edhe sulmet në linjat e energjisë elektrike në centralin bërthamor të Kurskut.Shteti bullgar dhe Koncerni gjerman “Rheinmetall” nënshkruan në Sofje një kontratë për ndërtimin në “VMZ – Sopot” të një fabrike për barut dhe granata 155 mm. Kontratën e nënshkroi personalisht drejtori ekzekutiv i “Rheinmetall”, Armin Papperger, dhe..
Kërkesat për njohjen e arsimit të lartë të përfituar jashtë vendit janë dyfishuar. Këtë e njoftoi Vanja Grashkina-Minçeva, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kombëtare për Informacion dhe Dokumentacion (NACID), gjatë një seance të komisionit..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa zona nga veriperëndimi drejt juglindjes do të ketë reshje shiu. Reshje më të shumta dhe më të..
Maria Gabriel nga GERB ka bërë përpjekje për të hequr sanksionet “Magnitsky” ndaj Deljan Pevskit dhe personave të tjerë. Kjo ka ndodhur gjatë kohës kur..
Përpjekja e palëkundur e Republikës së Kosovës për formimin e institucioneve të qëndrueshme dhe për thellimin e bashkëpunimit rajonal është në interes..
Dy sindikatat më të mëdha në Bullgari – Konfederata e Sindikatave dhe Pavarura dhe Konfederata e Punës “Podkrepa” – po organizojnë një veprim..