Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbi 19% prej mostrave të Covid-19 janë pozitive

Foto: BGNES

Rastet e reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit janë 1189. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ, 19,48% e 6103 testeve të kryera kanë rezultuar pozitive. Janë 1024 të shtruarit në spitale, nga të cilët 53 janë në reparte të terapisë intensive. Janë 157 të ardhur të rinj në spitale dhe tre persona kanë vdekur. 2147 janë shëruar në 24 orët e fundit.

Rastet më të reja janë në Sofje - 210, Plovdiv - 83 dhe Burgas - 79.

Në 24 orët e fundit janë imunizuar 2320 veta. Në vendin tonë janë tashmë 2 067 397 persona me cikël të përfunduar vaksinimi. Me doza përforcuese janë 853 401 bullgarë dhe me dozën e katërt 56 166.

Ditën e sotme hyjnë në fuqi rregullat e reja për karantinë në rast të Covid-19. Për të infektuarit, karantina e detyrueshme do të reduktohet nga 10 në 7 ditë, dhe për personat e kontaktit - nga 7 në 5 ditë. Ata që kanë një kurs të plotë vaksinimi ose kanë pasur një sëmundje në tre muajt e fundit nuk do të vendosen në karantinë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ditët e Kulturës Turke në Ballçik

Më 22 dhe 23 nëntor në Qendrën Kulturore "Pallati" në Ballçik do të zhvillohen Ditët e Kulturës Turke. Eventi nën moton "Drejtime Turqia" po mbahet me pjesëmarrjen e institucioneve kulturore nga vendi.  Ndër pjesëmarrësit janë qendra kulturore..

botuar më 25-11-22 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi ultësirat dhe fushat në Bullgarinë Perëndimore. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..

botuar më 25-11-21 7.35.MD

Sofja po përgatitet për të pritur Asamblenë e 66-të të Përgjithshme të PABSEC

Pres që në Sofje parlamentarët nga shtetet anëtare të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC) të marrin vendime largpamëse, me të cilat do të mbështesin bashkëpunimin dhe zhvillimin e vendeve të rajonit të Detit të Zi...

botuar më 25-11-21 6.48.MD