Numri i turistëve të huaj në bregdetin jugor të Detit të Zi është rritur me 97% krahasuar me sezonin veror të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Aeroportit në Burgas. Më e madhja - 60% - është rritja e pushuesve polakë. Grupet e organizuara nga Britania e Madhe kompensojnë mungesën e 300 000 turistëve nga Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia, tha drejtori i Aeroportit Georgi Çipillski. Sipas tij, sezoni turistik këtë vit do të zgjatet deri më 31 tetor, kur është planifikuar fluturimi i fundit çarter. Në fund të verës priten të ftuar kryesisht nga Polonia, Hungaria dhe Izraeli. 1.1 milion njerëz janë pasagjerët e shërbyer deri më tani në Aeroportin e Burgasit, tha gjithashtu drejtori i tij.
Një muaj para hapjes zyrtare të sezonit të 23-të të skive, Bansko u rendit ndër 25 destinacionet më të mira dimërore në botë. Në konkurrimin online, që zgjati 16 javë, morën pjesë 211 resorte nga 5 kontinente. Në votimin në faqen Worldskiawards.com u..
Shtëpi druri të vendosura në rrugica plotë pluhur, një përrua që gurgullon lehtë dhe një kurorë pyjesh ahu dhe lisi në zonën përreth – fshati Medven duket si një imazh nga një përrallë fëmijësh. Dhe ndërsa qytetet fqinje Kotell dhe..
Ecjet me kalë janë një mënyrë jo e zakonshme për të njohur Bullgarinë. Itineraret shpesh kalojnë në vende të paarritshme për turistin masiv dhe janë të mbushura me aventura dhe përvoja kulturore. Një javë me kalë në Bullgari kushton nga 1200 d..