Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maja Shipka është sinonim i Bullgarisë dhe i lirisë

Foto: BGNES

Bullgaria feston 145 vjet nga Epopeja e Shipkës - beteja heroike gjashtë ditore në të cilën ushtarët vullnetarë vendas dëshmuan se liria nuk është një dhuratë, por është e fituar me gjakun dhe sakrificën e mijëra bullgarëve.

Në majën Stara Pllanina “Shën Nikolla”, ku është ndërtuar Monumenti i Lirisë, në mesin e gushtit të vitit 1877 u zhvilluan betejat më të rënda gjatë Luftës Çlirimtare Ruso-Turke për Bullgarinë.Atëherë mbrojtja e Qafës  së Shipkës ishte e rrezikuar dhe kjo do të përcaktonte deri në një shkallë të madhe dhe rrugëdaljen nga e  gjithë lufta.

Sot në këtë vend të shenjtë, të cilin çdo bullgar e viziton të paktën një herë në jetën e tij, ndodhet park-muzeu “Shipka-Buzlluxha”. Ai përfshin 26 monumente dhe Monumenti i lirisë është më i madhi mes të gjitha kureshtjeve.

Monumenti është i ndërtuar nga dhurimet vullnetare të të gjithë popullit bullgar. Ai u hap më 26 gusht 1934. Është 31.5 m i lartë dhe 890 shkallë të çojnë deri në të. Deri më 90 mijë janë vizituesit në vit. Gjatë kohës vendi është vizituar nga shumë persona të njohur”, tregoi për BNR-Burgas Çavdar Angellov-drejtor i tempullit-muze kombëtar “Shipka”.

“Çdo gjë nis që këtu! Në Shipka vihen themelet e ushtrisë bullgare”- thotë drejtori i muzeut. “Këtu është dhe vendi të mendohemi se populli bullgar ka përjetuar dhe momente më të tmerrshme në zhvillimin e vet historik dhe i ka evituar. Kështu ka shpëtuar Bullgaria, në sajë të besimit tek Zoti, të punëdashësisë së njerëzve, të përkrahjes nga ana e familjes dhe guximit të ushtrisë” - thotë historiani Çavdar Angellov. Festimet vazhdojnë deri më 23 gusht.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënësit nga i gjithë vendi po ecin në gjurmët e Vojvodës Tanjo dhe çetës së tij

Nga qyteti Tutrakan (Bullgaria Veriore), më 30 maj, filloi marshimi i 39-të "Në rrugën e çetës së Vojvodës Tanjo". Ngjarja është nën patronazhin e Presidentit Rumen Radev. U mbajt rishfaqja tradicionale e zbarkimit të çetës në brigjet e Danubit...

botuar më 24-05-30 11.12.PD
PKK Kapitan Andreevo (29 qershor 1989). Në fototografi: myslimanët bullgarë që nisen për në Republikën e Turqisë - i ashtuquajturi

35 vjet më parë Todor Zhivkov shpalli dëbimin e turqve bullgarë

Në një deklaratë në televizionin e vetëm atëherë kombëtar më 29 maj 1989, Kryetari i Këshillit Shtetëror të Republikës Popullore të Bullgarisë dhe Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare, Todor Zhivkov, i bën..

botuar më 24-05-29 10.15.PD

Deri më 2 qershor, marshimi "Nëpër gjurmët e Çetës së Botevit" do të arrijë në majën Okollçica

Nga bregu i Danubit afër Kozlloduit, ku në vitin 1876 çeta e poetit-revolucionar Hristo Botev zbarkoi me anijën austriake "Radecki", filloi edicioni i 76-të i Marshit Kombëtar "Nëpër gjurmët e çetës së Botevit". 120 kilometrat deri në majën historike..

botuar më 24-05-28 10.42.PD