Në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres vuri në dukje se angazhimi për dialog dhe arsye që çoi në marrëveshjen e fundit për të rifilluar furnizimet me grurë dhe plehra nga Ukraina dhe Rusia, duhet të zbatohet edhe për "situatën kritike " me centralin më të madh bërthamor në Evropë “Zaporozhie” në Ukrainën Juglindore, ku luftimet e vazhdueshme në zonën e tij ngritën frikën për një katastrofë bërthamore, raportoi BTA. Takimi i organizatës botërore, kushtuar "promovimit të sigurisë së përbashkët përmes dialogut dhe bashkëpunimit", u thirr nga Kina, e cila e kryeson atë këtë muaj.
"Fati i njerëzimit është në duart tona sot," theksoi Guterres dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve të riafirmojnë angazhimin e tyre për një botë pa armë bërthamore dhe të bëjnë një përpjekje për t'u ulur në tryezën e bisedimeve për t'i dhënë fund tensionit në rritje dhe armatosjes bërthamore njëherë e përgjithmonë.
Duke kërkuar një rrugëdalje nga thellimi i konfliktit, presidenti turk Rexhep Erdogan, i cili vizitoi Ukrainën javën e kaluar, njoftoi se po përpiqet të organizojë një takim midis Volodimir Zelenski dhe Vladimir Putin. Sipas Erdogan, qëllimi i vendit të tij është paqja mes Rusisë dhe Ukrainës. Duke vlerësuar përpjekjet e presidentit turk, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në selinë e OKB-së në Gjenevë, Genadi Gatilov, tha se çdo bisedë mes Moskës dhe Kievit nuk do të çojë në një zgjidhje të konfliktit. Në një intervistë për Financial Times, ai gjithashtu tregoi se nuk do të ketë takim të drejtpërdrejtë mes presidentëve Putin dhe Zelenski.
Nga ana e Ukrainës, Mihajlo Podoljak, një këshilltar i presidentit Volodimir Zelenski, i tha AFP-së se Kievi refuzon çdo kompromis dhe dëshiron që Rusia të largohet nga territoret ukrainase që ajo pushton. Sipas Podoljak, të gjithë skenarët e tjerë do të çonin vetëm në një pauzë të rrezikshme operacionale përpara një vale të re armiqësish.Do të flasim për mjetet e mbrojtjes. Jemi të mendimit se derisa një numër i konsiderueshëm vendesh të arrijë në 2%, është ende herët të flitet për rritje. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë hyrjes në takimin joformal të liderëve të BE-së, i..
Sipas të dhënave nga Agjencia e Punësimit, në vitin 2024, punëdhënësit bullgarë kanë rritur importin e personelit nga vendet jashtë BE-së. 15 560 të huaj kanë ardhur për punësim afatshkurtër, ose mbi 35% më shumë se në 2023. Numri më i madh i punëtorëve..
Me Maqedoninë e Veriut nuk do të ketë festë të përbashkët të 153 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt. Bullgaria nuk ka marrë ftesë për ta festuar së bashku këtë ditë, tha ministri i jashtëm. Duke folur për bTV, Georg Georgiev i përshkroi..
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në..
Na duhen dronë për mbikëqyrje ajrore, jo helikopterë dhe aeroplanë për të monitoruar ujërat bullgare, tha për BNT një nga komandantët e Grupit Kundër..
Nuk presim ndryshime të rëndësishme në anën e shpenzimeve të buxhetit të vitit 2025, por programi kapital do të rishikohet. Këtë e ka komentuar për Radion..