Në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres vuri në dukje se angazhimi për dialog dhe arsye që çoi në marrëveshjen e fundit për të rifilluar furnizimet me grurë dhe plehra nga Ukraina dhe Rusia, duhet të zbatohet edhe për "situatën kritike " me centralin më të madh bërthamor në Evropë “Zaporozhie” në Ukrainën Juglindore, ku luftimet e vazhdueshme në zonën e tij ngritën frikën për një katastrofë bërthamore, raportoi BTA. Takimi i organizatës botërore, kushtuar "promovimit të sigurisë së përbashkët përmes dialogut dhe bashkëpunimit", u thirr nga Kina, e cila e kryeson atë këtë muaj.
"Fati i njerëzimit është në duart tona sot," theksoi Guterres dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve të riafirmojnë angazhimin e tyre për një botë pa armë bërthamore dhe të bëjnë një përpjekje për t'u ulur në tryezën e bisedimeve për t'i dhënë fund tensionit në rritje dhe armatosjes bërthamore njëherë e përgjithmonë.
Duke kërkuar një rrugëdalje nga thellimi i konfliktit, presidenti turk Rexhep Erdogan, i cili vizitoi Ukrainën javën e kaluar, njoftoi se po përpiqet të organizojë një takim midis Volodimir Zelenski dhe Vladimir Putin. Sipas Erdogan, qëllimi i vendit të tij është paqja mes Rusisë dhe Ukrainës. Duke vlerësuar përpjekjet e presidentit turk, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në selinë e OKB-së në Gjenevë, Genadi Gatilov, tha se çdo bisedë mes Moskës dhe Kievit nuk do të çojë në një zgjidhje të konfliktit. Në një intervistë për Financial Times, ai gjithashtu tregoi se nuk do të ketë takim të drejtpërdrejtë mes presidentëve Putin dhe Zelenski.
Nga ana e Ukrainës, Mihajlo Podoljak, një këshilltar i presidentit Volodimir Zelenski, i tha AFP-së se Kievi refuzon çdo kompromis dhe dëshiron që Rusia të largohet nga territoret ukrainase që ajo pushton. Sipas Podoljak, të gjithë skenarët e tjerë do të çonin vetëm në një pauzë të rrezikshme operacionale përpara një vale të re armiqësish.Qeveria kërkoi një takim urgjent me përfaqësuesit e Komisionit Evropian për shkak të prokurimit të anuluar për blerjen e 35 trenave sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Ministri i transportit Grozdan Karaxhov në komisionin përkatës..
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në minus 2°, në Sofje – rreth minus 3°. Në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të theksuara do të ketë në rajonet jugperëndimore, lindore dhe në..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Georgiev theksoi se vendi ynë po vazhdon të zërë pozita të..
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i..
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi..