"Bullgaria Demokratike" u deklarua kundër kthimit të kompanisë ruse "Gazprom" si furnizues me gaz në vendin tonë dhe këmbënguli për shpalljen e qëndrimit të forcave politike, të cilat e konsiderojnë veten si euroatlantike, me rastin e synimit të shpallur të qeverisë së përkohshme për të rifilluar negociatat me kompaninë ruse.
Koalicioni e cilësoi si “thellësisht të rremë” deklaratën se “Gazprom” ofron çmimet më të mira dhe dha shembullin e gazit azerbajxhanas. Partnerët në ish-qeverisjen shtruan gjithashtu çështjen interesat e kujt i shërben kabineti duke refuzuar gjashtë nga shtatë cisternat amerikane - pjesë e veprimit të KE-së për të siguruar gaz alternativ, dhe pse nuk i kërkoi Greqisë dhe Turqisë slote falas për gazin e lëngshëm në nivelin më të lartë politik.
Sipas “Bullgarisë Demoratike”, rivendosja e kontratës me "Gazprom" do të eliminojë shanset tona për të kërkuar dëmshpërblime për kushtet e ndryshuara në mënyrë të njëanshme për pagesën e gazit në prill.
“Bullgarisë Demoratike” i bëri thirrje qeverisë të zhvillojë një plan për të kompensuar familjet dhe bizneset në krizën energjetike.Në një takim në Berlin me Annette Kroeber-Riehl, zëvendëspresidente e çështjeve qeveritare dhe politikave publike për Evropën në Google, Ministri i Qeverisjes Elektronike Valentin Mundrov tha se partneriteti midis Bullgarisë dhe gjigantit të..
Menaxheri special komercial i sapoemëruar i "Lukoil Neftohim Burgas", Rumen Specov, shkarkon Evgeni Manjahin nga detyra e kryetarit të Bordit Drejtues të "Lukoil Neftohim Burgas" dhe i heq autoritetin e tij për të përfaqësuar kompaninë, raportoi BTA...
81.2% e bullgarëve nuk besojnë se demokracia në Bullgari është reale, 78.2% dyshojnë se tranzicioni ka mbaruar dhe 57.6% nuk janë të bindur se ekziston një ekonomi tregu funksionale në vendin tonë. Të dhënat janë nga një anketë e pavarur nga..
Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet..
Gjatë 10 viteve të fundit numri i studentëve të huaj në vend u rrit mbi dy herë. Në vitin 2013 ata përbënin rreth 4 për qind, ndërsa në vitin 2025 arrijnë..
Të pastrehët në Sofje janë më pak të dukshëm se në qytetet e mëdha evropiane. Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara të një studimi ndërkombëtar që..