"Bullgaria Demokratike" u deklarua kundër kthimit të kompanisë ruse "Gazprom" si furnizues me gaz në vendin tonë dhe këmbënguli për shpalljen e qëndrimit të forcave politike, të cilat e konsiderojnë veten si euroatlantike, me rastin e synimit të shpallur të qeverisë së përkohshme për të rifilluar negociatat me kompaninë ruse.
Koalicioni e cilësoi si “thellësisht të rremë” deklaratën se “Gazprom” ofron çmimet më të mira dhe dha shembullin e gazit azerbajxhanas. Partnerët në ish-qeverisjen shtruan gjithashtu çështjen interesat e kujt i shërben kabineti duke refuzuar gjashtë nga shtatë cisternat amerikane - pjesë e veprimit të KE-së për të siguruar gaz alternativ, dhe pse nuk i kërkoi Greqisë dhe Turqisë slote falas për gazin e lëngshëm në nivelin më të lartë politik.
Sipas “Bullgarisë Demoratike”, rivendosja e kontratës me "Gazprom" do të eliminojë shanset tona për të kërkuar dëmshpërblime për kushtet e ndryshuara në mënyrë të njëanshme për pagesën e gazit në prill.
“Bullgarisë Demoratike” i bëri thirrje qeverisë të zhvillojë një plan për të kompensuar familjet dhe bizneset në krizën energjetike.Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të hapë një qendër teknologjike në Bullgari, të fokusuar në teknologji të reja si Big Data, inteligjenca artificiale, siguria kibernetike dhe shërbimet cloud. Kjo bëhet e mundur pasi parlamenti të..
Organet inspektuese të Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave kanë gjetur shkelje në 27% të seksioneve të inspektuara në bregdetin e Detit të Zi. Ministri Manoll Genov urdhëroi inspektimin pas përmbytjeve në bregdetin jugor të Detit të Zi në tetor, kur..
Roli i rrjetit social TikTok në Bullgari po rritet, përfshirë edhe për përhapjen e manipulimeve. Këtë e thekson një raport i prezantuar në Parlamentin Evropian, njofton BTA. Sondazhi u krye nga OJQ-ja “Iniciativa Ballkanike për Media të Lira”...
Pres që në Sofje parlamentarët nga shtetet anëtare të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC) të marrin vendime..
Ministria e Inovacionit dhe Rritjes do të investojë gati 115 milionë euro në vitin 2026 në një infrastrukturë kombëtare për komunikime të sigurta..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi..