Gjashtë muaj pas fillimit të pushtimit rus, Ukraina shënon 31 vjet nga ndarja e saj nga Bashkimi Sovjetik. Me këtë rast, në një intervistë për CNN, ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksij Reznikov vuri në dukje se skenari më i keq për një pushtim ushtarak rus është tashmë pas ukrainasve, transmetoi BTA.
Sipas Reznikovit, Ukraina tani ka hyrë në një fazë të stabilizimit të situatës në fushën e betejës përmes lëvizjeve të vogla të njësive ushtarake dhe krijimit të një numri të madh të pengesave kundër armikut. Për mendimin e Reznikovit, forcat ukrainase kanë nisur një kundërofensivë "në një drejtim tjetër", por "sindroma e lodhjes" në komunitetin ndërkombëtar është ndër kërcënimet kryesore në luftën e vendit të tij me Rusinë.
Ekonomikisht, Ukraina tani eksporton pothuajse po aq drithë sa bënte përpara pushtimit rus, vunë në dukje analistët e Uashingtonit. Sipas burimit të cituar nga AFP, pritet që vendi të eksportojë rreth 4 milionë tonë produkte bujqësore në gusht. Para luftës, Ukraina eksportonte rreth 5 milionë tonë në muaj.
Falë marrëveshjes së 22 korrikut midis Kievit dhe Moskës nën kujdesin e OKB-së dhe Turqisë, rreth 33 anije të ngarkuara me grurë me një total prej rreth 720 000 tonë në bord kanë lundruar nga portet ukrainase të Detit të Zi. Përveç kësaj, me iniciativën e BE-së, me trena mallrash janë transportuar rreth 2.5 - 3 milionë tonë drithë, ka thënë gjithashtu burimi i cituar nga BTA.Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Komisioni Evropian vendoi të mbyllë procedurën e ndëshkimit për mospërmbushjen e detyrimeve të Bullgarisë për të rishikuar dhe përditësuar Planet e Dyta..