Gjashtë muaj pas fillimit të pushtimit rus, Ukraina shënon 31 vjet nga ndarja e saj nga Bashkimi Sovjetik. Me këtë rast, në një intervistë për CNN, ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksij Reznikov vuri në dukje se skenari më i keq për një pushtim ushtarak rus është tashmë pas ukrainasve, transmetoi BTA.
Sipas Reznikovit, Ukraina tani ka hyrë në një fazë të stabilizimit të situatës në fushën e betejës përmes lëvizjeve të vogla të njësive ushtarake dhe krijimit të një numri të madh të pengesave kundër armikut. Për mendimin e Reznikovit, forcat ukrainase kanë nisur një kundërofensivë "në një drejtim tjetër", por "sindroma e lodhjes" në komunitetin ndërkombëtar është ndër kërcënimet kryesore në luftën e vendit të tij me Rusinë.
Ekonomikisht, Ukraina tani eksporton pothuajse po aq drithë sa bënte përpara pushtimit rus, vunë në dukje analistët e Uashingtonit. Sipas burimit të cituar nga AFP, pritet që vendi të eksportojë rreth 4 milionë tonë produkte bujqësore në gusht. Para luftës, Ukraina eksportonte rreth 5 milionë tonë në muaj.
Falë marrëveshjes së 22 korrikut midis Kievit dhe Moskës nën kujdesin e OKB-së dhe Turqisë, rreth 33 anije të ngarkuara me grurë me një total prej rreth 720 000 tonë në bord kanë lundruar nga portet ukrainase të Detit të Zi. Përveç kësaj, me iniciativën e BE-së, me trena mallrash janë transportuar rreth 2.5 - 3 milionë tonë drithë, ka thënë gjithashtu burimi i cituar nga BTA.Edicioni i dhjetë i festivalit “Master of Art”, i cili hapet më 7 shkurt në kinemanë “Lumiere”, përfshin mbi 50 filma me tema të ndryshme të lidhura me artin. Programi i konkursit ndërkombëtar është i ndarë në kategori të ndryshme - "Arkitektura", "Dizajni..
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në minus 2°, në Sofje – rreth minus 3°. Në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të theksuara do të ketë në rajonet jugperëndimore, lindore dhe në..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Georgiev theksoi se vendi ynë po vazhdon të zërë pozita të..
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në..
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit..
Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin..