Gjashtë muaj pas fillimit të pushtimit rus, Ukraina shënon 31 vjet nga ndarja e saj nga Bashkimi Sovjetik. Me këtë rast, në një intervistë për CNN, ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksij Reznikov vuri në dukje se skenari më i keq për një pushtim ushtarak rus është tashmë pas ukrainasve, transmetoi BTA.
Sipas Reznikovit, Ukraina tani ka hyrë në një fazë të stabilizimit të situatës në fushën e betejës përmes lëvizjeve të vogla të njësive ushtarake dhe krijimit të një numri të madh të pengesave kundër armikut. Për mendimin e Reznikovit, forcat ukrainase kanë nisur një kundërofensivë "në një drejtim tjetër", por "sindroma e lodhjes" në komunitetin ndërkombëtar është ndër kërcënimet kryesore në luftën e vendit të tij me Rusinë.
Ekonomikisht, Ukraina tani eksporton pothuajse po aq drithë sa bënte përpara pushtimit rus, vunë në dukje analistët e Uashingtonit. Sipas burimit të cituar nga AFP, pritet që vendi të eksportojë rreth 4 milionë tonë produkte bujqësore në gusht. Para luftës, Ukraina eksportonte rreth 5 milionë tonë në muaj.
Falë marrëveshjes së 22 korrikut midis Kievit dhe Moskës nën kujdesin e OKB-së dhe Turqisë, rreth 33 anije të ngarkuara me grurë me një total prej rreth 720 000 tonë në bord kanë lundruar nga portet ukrainase të Detit të Zi. Përveç kësaj, me iniciativën e BE-së, me trena mallrash janë transportuar rreth 2.5 - 3 milionë tonë drithë, ka thënë gjithashtu burimi i cituar nga BTA.Ideja që shteti të marrë të vetmen rafinerinë e naftës në Bullgari - "Lukoil Neftohim" në Burgas, e propozuar më 29 janar nga "DPS-Fillimi i Ri" dhe partia MEÇ, ndau formacionet e përfaqësuara në parlament. Propozimi u hodh poshtë nga GERB dhe "Po e..
Agjencia Shtetërore për Sigurinë Kombëtare nuk ka informacion se në mesin e anëtarëve bullgarë të ekuipazhit të anijes "Vezhen" të ndaluar në Suedi ka agjentë të shërbimeve të huaja ose autorë të veprave kriminale, njoftoi drejtori i agjencisë, Pllamen..
Rasti i anijes së ndaluar “Vezhen” është diskutuar të martën me dyer të mbyllura në Komisionin e Sigurisë dhe Mbrojtjes së Parlamentit Evropian, bëri të ditur eurodeputeti Andrej Novakov. Sipas tij, është e mundur që palë të treta në anijen e ndaluar të..
200 nxënës bullgarë nga mosha 11 deri në 15 vjeç do të mund të marrin pjesë në kampet hapësinore të NASA-s në Turqi këtë verë. Këtë e tha për Radio Varna..
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov niset për në Shtetet e Bashkuara më 29 janar. Ai do të marrë pjesë në dorëzimin zyrtar të avionit të parë bullgar..
Gjëja më e mirë për të bërë është që shteti të ndërhyjë dhe të blejë “Lukoil”. Atëherë shteti të kërkojë partnerë nëse dëshiron ta operojë vetë.Bullgarët..