Gjashtë muaj pas fillimit të pushtimit rus, Ukraina shënon 31 vjet nga ndarja e saj nga Bashkimi Sovjetik. Me këtë rast, në një intervistë për CNN, ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksij Reznikov vuri në dukje se skenari më i keq për një pushtim ushtarak rus është tashmë pas ukrainasve, transmetoi BTA.
Sipas Reznikovit, Ukraina tani ka hyrë në një fazë të stabilizimit të situatës në fushën e betejës përmes lëvizjeve të vogla të njësive ushtarake dhe krijimit të një numri të madh të pengesave kundër armikut. Për mendimin e Reznikovit, forcat ukrainase kanë nisur një kundërofensivë "në një drejtim tjetër", por "sindroma e lodhjes" në komunitetin ndërkombëtar është ndër kërcënimet kryesore në luftën e vendit të tij me Rusinë.
Ekonomikisht, Ukraina tani eksporton pothuajse po aq drithë sa bënte përpara pushtimit rus, vunë në dukje analistët e Uashingtonit. Sipas burimit të cituar nga AFP, pritet që vendi të eksportojë rreth 4 milionë tonë produkte bujqësore në gusht. Para luftës, Ukraina eksportonte rreth 5 milionë tonë në muaj.
Falë marrëveshjes së 22 korrikut midis Kievit dhe Moskës nën kujdesin e OKB-së dhe Turqisë, rreth 33 anije të ngarkuara me grurë me një total prej rreth 720 000 tonë në bord kanë lundruar nga portet ukrainase të Detit të Zi. Përveç kësaj, me iniciativën e BE-së, me trena mallrash janë transportuar rreth 2.5 - 3 milionë tonë drithë, ka thënë gjithashtu burimi i cituar nga BTA.Sot do të prezantohen kushtet dhe afatet për aplikim në fazën e re të programit EXPLORER të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji INSAIT në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Qëllimi i programit është të..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 9°, në Sofje rreth 5°. Vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje shiu, më të theksuara në zonat malore. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare..
Anëtarësimi i Bullgarisë në Shengen është një mundësi e madhe, por edhe një sfidë. Në mënyrë që vendi ynë të përfitojë sa më shumë nga kjo mundësi, duhet të hiqen barrierat administrative që pengojnë sektorin e turizmit. Këtë e deklaruan pjesëmarrësit në..
200 nxënës bullgarë nga mosha 11 deri në 15 vjeç do të mund të marrin pjesë në kampet hapësinore të NASA-s në Turqi këtë verë. Këtë e tha për Radio Varna..
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov niset për në Shtetet e Bashkuara më 29 janar. Ai do të marrë pjesë në dorëzimin zyrtar të avionit të parë bullgar..
Gjëja më e mirë për të bërë është që shteti të ndërhyjë dhe të blejë “Lukoil”. Atëherë shteti të kërkojë partnerë nëse dëshiron ta operojë vetë.Bullgarët..