Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pesë medalje olimpike për astronomët dhe astrofizikanët e ardhshëm bullgarë

Foto: mon.bg

Ditën e martë nxënësit bullgarë fituan pesë medalje - dy ari, dy argjendi dhe një bronzi - në Olimpiadën Ndërkombëtare të Astronomisë dhe Astrofizikës në Kutaisi, Gjeorgji, njoftoi Ministria e Arsimit. Gjimnazistët e dalluar garuan me 240 pjesëmarrës të tjerë nga 48 shtete.

Aleksandër Prodanov nga Kazanllëk dhe Javor Jordanov nga Sofja morën medalje të artë, ndërsa ekipin fitues e plotësojnë studentë nga Varna dhe Burgas.

Vitin e kaluar bullgarët përsëri fituan pesë medalje në olimpiadë, por atëherë kishte vetëm një medalje të artë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD