Ditën e martë nxënësit bullgarë fituan pesë medalje - dy ari, dy argjendi dhe një bronzi - në Olimpiadën Ndërkombëtare të Astronomisë dhe Astrofizikës në Kutaisi, Gjeorgji, njoftoi Ministria e Arsimit. Gjimnazistët e dalluar garuan me 240 pjesëmarrës të tjerë nga 48 shtete.
Aleksandër Prodanov nga Kazanllëk dhe Javor Jordanov nga Sofja morën medalje të artë, ndërsa ekipin fitues e plotësojnë studentë nga Varna dhe Burgas.
Vitin e kaluar bullgarët përsëri fituan pesë medalje në olimpiadë, por atëherë kishte vetëm një medalje të artë.Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..