Kryeqyteti i bullgarëve besarab - kështu e quajnë Bollgradin ukrainas, emri i të cilit vjen nga fjalët bullgare “boll”/bollëk/, dhe “grad”/qytet/. Më 25 gusht qyteti do të festojë 201 vjetorin e themelimit të vet. Si gjithmonë - në mënyrë festive, edhe pse jo në shkallën tradicionale dhe në shesh, pasi për shkak të kushteve ushtarake në rajonin e Odesës, në datat 23, 24 dhe 25 gusht, aktivitetet masive janë të ndaluara.Këtë e tregon në një intervistë për “Radio Bullgarinë” Galina Ivanova, drejtoreshë e Qendrës Rajonale për Kulturën Bullgare në Bollgrad:
“Është vendosur që festa të jetë sipas lokacionit.Për shembull, një lokacion për "Gatime Ballkanike", një vend për djathërat e bërë vetë, një vend për programet e koncerteve me më pak njerëz...Aktivitetet do të jenë të shpërndara nëpër të gjithë qytetin. Ne përgatitëm një ekspozitë etnografike, të quajtur “Motive Besarabe”, në të cilën do të prezantojmë peshqirë të ndryshëm tradicional të bullgarëve besarab, qëndisma dhe do të jetë shumë interesante”.
Sipas fjalëve të Galina Ivanovës, në Bollgrad si parim jetojnë afro 15 mijë veta, por që nga fillimi i luftës aty kanë mbërritur dhe mbi 6000 njerëz të tjerë nga Harkov, Herson, Odesa e të tjerë, me fjalë të tjera i ashtuquajturi migracion i brendshëm.
Si jetojnë bashkatdhetarët tanë në Bollgrad sot? Për momentin qyteti gjendet anash veprimeve ushtarake.
“Këtu për momentin është qetë. Dhe shyqyr Zotit! Shpresojmë se dhe më tutje do të jetë kështu. Por shumë njerëz në këtë moment për shkak të luftës janë pa punë, ata rrinë në shtëpi me subvencione nga shteti. Nuk kanë rroga - tregon Galina Ivanova. Tani, përpara fillimit të vitit shkollor po mendohet nëse fëmijët të shkojnë në shkollë, nëse shkollat kanë vende në të cilat fëmijët të mund të fshihen në rast të rrezikut. Çmimet e ushqimeve dhe të lëndëve djegëse u ngritën. Jeta ndryshoi. U bë mjaft më e ndërlikuar. Por, falë Zotit jemi të qetë dhe jemi nëpër shtëpitë tona.” Tani është verë. Kjo është dhe koha kur të rinjtë të cilët sapo kanë përfunduar shkollën bëjnë plane sesi të vazhdojnë arsimin e tyre. Shumë nga bullgarët e rinj në Bollgrad ëndërrojnë që kjo të ndodhë në atdheun e stërgjyshërve të tyre - në Bullgari. Aktualisht ata të cilët kanë dhënë provime i presin rezultatet nga renditja e dytë, por do të ketë edhe renditje të tretë. Sivjet ata që dëshirojnë të mësojnë në universitetet bullgare janë më shumë se kurdoherë tjetër - si për shkak të kushteve ushtarake, kështu dhe për shkak të mundësive të cilat i propozon shteti bullgar. “Për Ukrainën dhe Moldavinë janë dhënë 1000 vende, që në krahasim me vitet e mëparshme është shumë”, vë në dukje Galina Ivanova. Gjatë dorëzimit të dokumenteve, disa nga të rinjtë i drejtohen për ndihmë Qendrës Bullgare. E pyetëm drejtoreshën e saj se cilat profesione, sipas vëzhgimeve të saj, pëlqejnë dhe i preferojnë më tepër kandidat- studentët e mundshëm të këtij viti.
“Sivjet nuk mundem të përcaktoj 100% se cilat janë specialitetet e preferuara, sepse çdo një fëmijë regjistrohet më vete në platformë dhe i fut degët. Por, mund të them për këta fëmijë të cilët vinin tek ne për ndihmë. Kjo, është kuptohet mjekësia, por po kështu turizmi, sporti dhe teknologjitë kompjuterike” - përgjithësoi Galina Ivanova.
Gëzuar festën Bollgradit dhe të gjithë bashkatdhetarëve tanë aty!
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: bolgradsovet.com.ua, glaspress.rs
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..