Mack Rutherford u ul sot në aeroportin pranë fshatit të rrethit të Radomirit – Kondofrej (Bullgari Perëndimore). Adoleshenti 17-vjeçar nga Belgjika e nisi udhëtimin e tij rreth botës në mars të këtij viti nga i njëjti vend.
Rutherford theu dy rekorde - për pilotin më të ri që ka udhëtuar vetë në mbarë botën dhe për personin më të ri që ka bërë një udhëtim rreth botës me një avion ultra të lehtë. I riu ka kaluar nëpër territorin e 52 shteteve. Arritja e tij pritet të regjistrohet në Librin e Rekordeve Guinness.
Mack është vëllai më i vogël i Zara Rutherford, e cila në janar të këtij viti theu rekordin botëror për gruan më të re që udhëtoi rreth botës solo, si dhe për personin më të ri që udhëtoi rreth botës me një aeroplan ultra të lehtë - një rekord që e theu vëllai i saj.Basketbollisti më i mirë bullgar Aleksandër Vezenkov u zgjodh për të dytin vit radhazi si lojtari më i mirë jashtë Shoqatës Kombëtare Amerikane të Basketbollit - NBA në anketën e menaxherëve të përgjithshëm të NBA-së. Ylli i Olympiacos mori 44% të..
Peshëngritësi bullgar Karlos Nasar fitoi Titullin Botëror në kategorinë 94 kg dhe vendosi një rekord të ri botëror në shtytje , duke ngritur 222 kilogramë. Nasar përfundoi i katërti në lëvizjen e parë, ku medalja e artë shkoi për iranianin..
Snowboardistja gjashtëmbëdhjetëvjeçare Malena Zamfirova fitoi çmimin e madh të Komiteteve Olimpike Evropiane për sportistin më të mirë të ri, njoftoi agjencia BTA. “Jemi shumë të lumtur që vajza jonë jashtëzakonisht e talentuar u vlerësua nga të gjitha..
Piloti bullgar Nikolla Collov do të debutojë para përfundimit të sezonit në Formula 2, njoftoi ekipi i tij Campos Racing. Ai do të marrë pjesë në dy..
Nënkampionia olimpike në gjimnastikë ritmike nga Lojërat në Paris dhe kampionia evropiane për vitin 2023 Borjana Kalejn është kandidatja bullgarë për..