Qyteti i Plovdivit ka tërhequr më shumë se 3 miliardë euro investime në 20 vitet e fundit, duke dëshmuar se është një nga vendet më tërheqëse për investitorët e huaj në Bullgari. Këtë e ka bërë të ditur Bogdan Bogdanov, drejtor ekzekutiv i Agjencisë Bullgare të Investimeve. Ai përkujtoi se Plovdivi është në top 3 të qyteteve të vogla më të mira për investime në Evropë dhe theksoi se është rajoni më në zhvillim industrial për momentin. Në proces certifikimi nga Agjencia Bullgare e Investimeve janë 54 projekte me një vlerë totale prej 2,2 miliardë leva /1,1 miliardë euro/, të cilat do të krijojnë 4500 vende pune.
Mbi 3000 antika me vlerë mbi 100 milionë euro u sekuestruan gjatë një operacioni ndërkombëtar, koordinuar nga Sofja, njoftoi policia greke. Një nga rrjetet më të mëdha të kontrabandës së antikave u godit me mbështetjen e Evropolit dhe Evrojustit. U..
Koha për referendum për euron kaloi pa kthim, deklaroi nënpresidentja Ilijana Jotova, transmeton BGNES. “Nuk shoh asnjë arsye që presidenti Rumen Radev të paraqesë edhe një herë në parlament propozimin e tij për referendum për euron. Vendimi i..
Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me re, në shumë vende në pjesën perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe Ultësirës së Epërme Trake do të kemi mot me mjegull. Në disa vende në Bullgarinë Perëndimore dhe në rajonin Rilla-Rodope, do të..
Gjatë 10 viteve të fundit numri i studentëve të huaj në vend u rrit mbi dy herë. Në vitin 2013 ata përbënin rreth 4 për qind, ndërsa në vitin 2025 arrijnë..
Të pastrehët në Sofje janë më pak të dukshëm se në qytetet e mëdha evropiane. Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara të një studimi ndërkombëtar që..
Bullgaria përshëndet përpjekjet e vazhdueshme të SHBA-së dhe presidentit Donald Trump për ndalimin e zjarrit dhe vendosjen e një paqeje të drejtë dhe..