Në 24 orët e fundit janë zbuluar 903 raste me koronavirus nga 5771 testime të kryera, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ. 16% e mostrave kanë rezultuar pozitive. 68% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar.
Më së shumti raste të reja ka në Sofje - 184, në Plovdiv - 77 dhe në Burgas - 72.
Janë 919 pacientë në spital - 52 prej tyre në reparte të kujdesit intensiv. 77% e 137 të sapo pranuarve nuk janë të vaksinuar. Tetë persona kanë vdekur – 63% e tyre nuk janë imunizuar, ndërsa janë shëruar 962. Rastet aktive janë 12 673. Dje janë dhënë 1998 doza vaksinash kundër koronavirusit. Janë 2 068 608 persona me imunizimin e përfunduar. 61 577 kanë një dozë të dytë përforcuese.Më 22 dhe 23 nëntor në Qendrën Kulturore "Pallati" në Ballçik do të zhvillohen Ditët e Kulturës Turke. Eventi nën moton "Drejtime Turqia" po mbahet me pjesëmarrjen e institucioneve kulturore nga vendi. Ndër pjesëmarrësit janë qendra kulturore..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi ultësirat dhe fushat në Bullgarinë Perëndimore. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..
Pres që në Sofje parlamentarët nga shtetet anëtare të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC) të marrin vendime largpamëse, me të cilat do të mbështesin bashkëpunimin dhe zhvillimin e vendeve të rajonit të Detit të Zi...
Më 22 dhe 23 nëntor në Qendrën Kulturore "Pallati" në Ballçik do të zhvillohen Ditët e Kulturës Turke. Eventi nën moton "Drejtime Turqia" po mbahet me..
Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet..
Gjatë 10 viteve të fundit numri i studentëve të huaj në vend u rrit mbi dy herë. Në vitin 2013 ata përbënin rreth 4 për qind, ndërsa në vitin 2025 arrijnë..