"Unconditioned " - kështu quhet albumi më i ri dhe i shtatë radhazi i grupit bullgar të rock-ut “Intelligent Music Project”. Albumi tashmë u përhap në tregun muzikor dhe mund të dëgjohet në të gjitha platformat muzikore. Në të merr pjesë përsëri Simon Phillips nga grupet “TOTO” dhe “Protocol” si baterist dhe bashkëprodhues muzikor. Vokalisti kryesor është përsëri Ronnie Romero - ylli i grupit "Rainbow". Në fakt, ky është albumi i tretë i Romeros me “Intelligent Music Project”. E reja është se në të për herë të parë ai është bashkëautor i muzikës së dy prej këngëve së bashku me Biser Ivanovin dhe Ivo Stefanovin, ndërsa tekstet janë shkruar krejtësisht nga ai.
Shikoni “New Hero”, këngën e dytë nga albumi i fundit i grupit:
Albumi "Unconditioned" është duke u prezantuar në turneun e grupit, i cili filloi më 17 gusht në Teatrin Antik në Plovdiv dhe do të përfundojë më 24 shtator në Bukuresht.
Ju kujtojmë se “Intelligent Music Project” e përfaqësoi Bullgarinë në konkursin Eurovision 2022 në qytetin e Torinos me këngën "Intention". Edhe pse nuk arriti të kualifikohej në finale, performanca bullgare mori komplimente nga publiku dhe kritikët.
Shikoni klipin e këngës “Intention”, me të cilën “Intelligent Music Project” u shfaq në “Eurovision” 2022.
Grupi “Intelligent Music Project” është krijuar në vitin 2012, me idenë e Milen Vrabevskit, i cili me profesion është mjek, por ka ide të mahnitshme muzikore dhe talent për të bërë muzikë dhe për të mbledhur njerëzit e duhur. Ai dhe fondacioni i tij “Kujtesa Bullgare” ka ndihmuar jo një herë minoritetin bullgar në Shqipëri dhe në shumë vende të tjera.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare, me dirigjentin kryesor Konstantin Ilievski , po e nis sezonin e saj të ri krijues me një koncert festiv në Sallën "Bullgaria" të kryeqytetit më 1 tetor - data e shpallur nga UNESCO si Dita..
Dy aktorë të rinj - Alena Vergova dhe Bojan Todorov - prezantojnë këngën e tyre duet, të titulluar "Nata vdes vetëm". Kjo është gjithashtu kënga e parë nga albumi i ardhshëm debutues i Bojan, i cili na tregoi se si lindi ideja: "Po këndoja..
Një rikthim i shumëpritur është tani fakt - 19 vjet më vonë, D2, një nga grupet më të dashura të rokut, është rikthyer në formacionin e tij origjinal. Gjatë këtyre pothuajse dy dekadave, ideja e kthimit të Diço-s si frontman është diskutuar..