Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri në Ditën Botërore të Muzikës

4
Foto: FB/SymphonyOchestraBNR

Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare, me dirigjentin kryesor Konstantin Ilievski, po e nis sezonin e saj të ri krijues me një koncert festiv në Sallën "Bullgaria" të kryeqytetit më 1 tetor - data e shpallur nga UNESCO si Dita Ndërkombëtare e Muzikës më shumë se pesë dekada më parë.

Krasimir Taskov

Mbrëmja do të hapet me një vepër të gëzueshme nga një kompozitor dhe pianist i njohur bullgar – “Festa” nga Krasimir Taskov. Koncerti për marimba dhe orkestër nga autori francez Guillaume Connesson do të interpretohet për herë të parë në një skenë bullgare me një soliste të shkëlqyer – perkusionisten virtuoze Vasilena Serafimova. Diplomuesja e dy prej shkollave më prestigjioze të muzikës në botë – Konservatori i Parisit dhe Shkolla Juilliard (Juilliard School) në Nju Jork, ka vite që gëzon një karrierë të suksesshme evropiane.Ajo është profesoreshë në Lozanë, drejtoreshë e festivaleve në Bullgari dhe Francë dhe frymëzuese e veprave nga një numër kompozitorësh bashkëkohorë të krijuara posaçërisht për të.

Vasilena Serafimova

Në pjesën e dytë të mbrëmjes festive, Orkestra Simfonike e Radios do të prezantojë një nga veprat më të dashura të Gustav Mahler - Simfonia nr. 1 "Titan", titulli i së cilës nuk lë të kuptohet për një fuqi gjigante, por është një referencë për romanin me të njëjtin emër nga Jean Paul, por jo si një afërsi e subjektit, por më tepër si një afërsi shpirtërore. Kompozitori ndan pikëpamjet e shkrimtarit mbi adhurimin panteist të njerëzve para bukurisë madhështore të natyrës dhe dëshirën e tyre për t'u bashkuar me harmoninë e saj hyjnore.

Dirigjenti Konstantin Ilievski

Për sezonin 2025/2026, Orkestra Simfonike e Radios - një ansambël me tradita të gjata dhe një vend të qëndrueshëm në jetën kulturore të Bullgarisë, ka përgatitur një program të pasur, duke kombinuar kryevepra klasike dhe vepra bashkëkohore interesante. Dirigjentë dhe solistë të shquar bullgarë dhe ndërkombëtarë, lokacione të reja, premiera dhe programe për të gjitha moshat e shndërrojnë secilën prej ngjarjeve në një festë muzikore. Koncertet do të zhvillohen jo vetëm në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare dhe në Sallën "Bullgaria", por edhe në sallën e bukur të Klubit Qendror Ushtarak dhe në Operën e Sofjes.

Edhe këtë stinë, çdo program do të përfshijë një vepër bullgare. Partneriteti i Orkestrës Simfonike me konkurse prestigjioze muzikore ofron një mundësi për të prezantuar talente të reja, laureatë të këtyre konkurseve, siç janë pianisti Ivajllo Vasilev dhe violinistja Yuki Hirano. 

Ivajllo Vasilev

Violisti dhe dirigjenti me famë botërore Maksim Risanov, këngëtaret madhështore me karriera të suksesshme evropiane Svetlina Stojanova dhe Ina Kënçeva, tandemi unik i Krasimira Stojanovës dhe dirigjentit Pavell Balev, dirigjenti me famë botërore Gergely Madaras dhe flautistja e famshme Noemi Gyori janë ndër emrat intrigues që publiku mund të presë në skenë në partneritet me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare.

Joanna Kamenarska

Violinistja e mrekullueshme Ioanna Kamenarska do të debutojë me orkestrën e radios. Solistë të ansamblit do të jenë dy instrumentistë të tjerë të shkëlqyer me karriera të suksesshme në mbarë botën - violinisti Rumen Cvetkov dhe violonçelisti Aleksandër Somov. Virtuozi i paarritshëm Svetlin Rusev do të festojë 50-vjetorin e tij me një sfidë të re të jashtëzakonshme dhe respekt për Niccolo Paganinin, duke interpretuar në dy mbrëmje radhazi (më 15 dhe 16 maj) të gjitha koncertet për violinë dhe orkestër nga një prej gjenive më misteriozë në historinë e muzikës.

Svetlin Rusev

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: FB/SymphonyOchestraBNR, BNR, BTA, arkivi personal i Joanna Kamenarskës



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Stefka Sëbotinova

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: “U shemb mali” – perla në repertorin e këngëtares Stefka Sëbotinova

Stefka Sëbotinova (1930–2010) është ndër muzikantet që i sollën famë botërore traditave folklorike bullgare. Ajo lindi në zemër të Trakisë, në një fshat me emrin e bukur – Rozov Klladenec ( Pusi i Trëndafiltë ), i cili sot nuk ekziston më. Ajo..

botuar më 25-10-24 6.55.PD
Trioja

Trioja nga Parisi "Orenda" prezantoi për herë të parë në Sofje një repertor tërësisht bullgar

Të bësh ëndrrën tënde realitet në ritmin bullgar dhe në tokën franceze. Kështu mund ta fillojmë në mënyrë metaforike historinë e muzikantes dhe pedagoges Stefka Miteva dhe trios bullgaro-franceze "Orenda", në të cilën i bashkohen edhe Sandrine..

botuar më 25-10-23 7.00.PD

Festë latine me Korin e famshëm të Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare dhe muzikantë të ftuar mbresëlënës

Ndër ngjarjet që Kori i Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare, i dirigjuar nga Venecia Karamanova, po ia kushton 65-vjetorit të tij, është koncerti "FIESTA - gëzimi i të bërit muzikë". Më 23 tetor, në orën 19:30 në Sallën 3 të Pallatit Kombëtar..

botuar më 25-10-23 5.55.PD