Pas një pauze dyvjeçare, treni legjendar Orient Ekspres, i cili udhëton një herë në vit nga Parisi deri në Stamboll, ndaloi në Stacionin Qendror Hekurudhor në Ruse, raportoi BTA. Në 15 vagonët e trenit udhëtojnë 83 turistë nga vende të ndryshme, kryesisht amerikanë dhe anglezë, dhe një staf prej 47 personash kujdeset për komoditetin e pasagjerëve. Menuja e larmishme e ushqimit përfshin një pjatë lokale nga çdo vend ku kalon treni.
Para Agjencisë Telegrafike Bullgare BTA, Stefano Gambilone, një nga stuardët në tren, e krahasoi përjetimin në tren me një transferim në vitet 1920. Ai vuri në dukje se pasagjerët gjithmonë festojnë diçka dhe është gjithmonë argëtuese.
Sipas Radosllav Turllakovit, kreu i Stacionit Qendror Hekurudhor në Ruse, gjatë qëndrimit në qytetin bullgar Ruse pranë lumit të Danubit, treni do të mbushet me ujë, do t'i nënshtrohet një kontrolli teknik dhe një kontrolli kufitar. Për rrugën drejt Varnës, dy lokomotivat rumune me naftë do të zëvendësohen me lokomotivën e re elektrike të Hekurudhave Shtetërore Bullgare “Hani Kardam”.
Treni duhet të arrijë nesër në Stamboll. Pas kësaj “Orient Ekspres” do të kalojë sërish përmes Ruses të shtunën e datës 3 shtator, kur do të qëndrojë në stacion për 101 minuta.Që nga fillimi i vitit, janë paguar61,850,999 euro në bazë të skemave të ndihmës shtetërore për fermerët bullgarë. Të dhënat janë nga faqja e internetit e Fondit Shtetëror "Bujqësia". Sipas informacionit në faqen e internetit, nga 16 tetori deri më..
Të enjten do të bajë mot me diell, ndërsa pasdite mbi zonat malore do të ketë re të lehta të shpërndara. Do të fryjë erë e lehtë, në rajonet lindore deri mesatare, nga jugu-juglindja. Temperaturat do të rriten dhe maksimalet do të jenë mes 31° dhe..
Qeveria bullgare miratoi një procedurë që hap transportin hekurudhor të udhëtarëve në vend për operatorë privatë, përfshirë edhe ata të huaj. Kjo pritet të hyjë në fuqi më 13 dhjetor 2026. Kohëzgjatja e planifikuar e kontratave është 12 vjet, ndërsa..
Të mërkurën moti do të jetë kryesisht me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave. Vetëm në disa zona të veçuara, kryesisht në rajonet malore dhe..
“Qëllimi ynë afatgjatë duhet të jetë paqja e qëndrueshme në Ukrainë, e cila mund të arrihet vetëm nëpërmjet partneritetit të ngushtë ndërmjet BE-së,..
Edhe në kontekstin e paqartë të luftës së Rusisë në Ukrainë, bullgarët vazhdojnë të shohin vendet evropiane si më të afërta në krahasim me faktorët e..