Dhjetëra personalitete të njohura nga Bullgaria dhe 11 shtete evropiane u përfshin në një video të re me thirrje ndaj shtetasve të mbështetin fushatën për modernizimin e shkencës duke u dhënë fund eksperimenteve laboratorike mbi kafshë.
Sipas të dhënave të Komisionit Evropian nga viti 2019 gati 11 milionë kafshë u përdorën për eksperimente në industrinë kozmetike dhe farmaceutike në vendet e Kontinentit të Vjetër. Eksperimentet më së shpeshti kryhen mbi minj, peshq dhe zogj, shpesh mbi qen, derra, majmunë ose kuaj. Është shqetësuese që numri i kafshëve eksperimentale në BE nuk po zvogëlohet, edhe pse tani ka shumë mënyra alternative për të kryer me sukses eksperimentet. Megjithatë, përdorimi i indeve të rritura në laborator nuk kërkohet me ligj, dhe kaq shumë shkencëtarë me inerci vazhdojnë të kryejnë eksperimente mizore mbi kafshët.
Ato përdoren për të testuar barna, kimikate, plehra, pesticide, bojëra, preparate shtëpiake, aditivë ushqimorë, kozmetikë ose botoks, për të hulumtuar trajtime dhe operacione, për të prodhuar substanca të ndryshme. Substancat eksperimentale pikohen në sytë e kafshëve, aplikohen në lëkurë, injektohen. Kafshët ushqehen me forcë ose detyrohen të thithin preparate. Gjatë eksperimenteve, kafshët zhvillojnë artificialisht simptoma sëmundjesh, madje edhe ato që shfaqen vetëm te njerëzit (p.sh. sëmundja e Parkinsonit ose skizofrenia) - mësojmë nga faqja e fushatës “Pa dhembje” /bezbolka.bg/.
Një video e re, e dubluar me zëra të njohur nga skena bullgare, bën thirrje për t’u dhënë fund eksperimenteve me kafshë në Bashkimin Evropian. Aktorët Sillvija Petkova, Orlin Pavllov dhe këngëtarja Billjana Llazarova ua japin zërin tre heronjve të fushatës dhe përmes videos u bëjnë thirrje të gjithëve që t’i bashkohen peticionit për të ndryshuar qëndrimin ndaj kafshëve dhe për të ndaluar eksperimentet me to.
Në Bullgari, rregullimi kryesor për përdorimin e kafshëve në laboratorë zbatohet sipas Ligjit për Mbrojtjen e Kafshëve. Ka edhe një sërë organizatash joqeveritare që punojnë edhe për mbrojtjen e kafshëve dhe parandalimin e eksperimenteve jashtë normave ligjore. Në të njëjtën kohë, shkencëtarët që kryejnë eksperimente të ngjashme konfirmojnë se kafshët janë shumë të ndryshme nga njerëzit, kështu që testet mbi to nuk japin shumë garanci. Dallimet anatomike, metabolike dhe qelizore midis njerëzve dhe kafshëve i bëjnë eksperimentet mbi kafshët jo plotësisht të besueshme në lidhje me ndikimin e substancave të testuara në organizmin e njeriut.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..