Sot në Bullgari hasen tre lloje shkabash – kokë bardhë (grifon), egjiptiane dhe relativisht rrallë - i zi.Vitin e kaluar, gjatë monitorimit të rregullt të shpendëve, ekspertët e Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftuan se në territorin e vendit tonë janë numëruar 107 palë shkaba grifon, që shënon një rritje gjatë viteve të fundit. Mbrojtësit e natyrës na kujtojnë se shkabat janë "pastruesit e natyrës" dhe janë thelbësore për funksionimin normal të ekosistemeve.
Për të theksuar rëndësinë e këtyre shpendëve të vlefshëm për jetën e egër, të cilët janë ndër speciet që zhduken më shpejt në planet, që nga viti 2008, çdo të shtunë të parë të shtatorit, bota feston Ditën Ndërkombëtare të Shkabave. Sipas traditës në Bullgari kjo do të jetë një festë dyditëshe/më 3 dhe 4 shtator/ në qendrën për Mbrojtjen e Natyrës “Rodope Lindore” rreth Maxharovos. Organizatorë janë Fondacioni “Rodope më të egra”, Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve dhe Bashkia e qytetit. Janë parashikuar punëtori teatrale, atelie krijuese, prezantime, një shëtitje me këmbë për vërejtjen e zogjve, ekspozitë dhe aktivitete të tjera të ndryshme për të mëdhenj e të vegjël - adhurues të natyrës. Miqtë do të kenë mundësi të marrin pjesë dhe në leksionin “Fotografim të shpendëve - këshilla dhe marifete” të Sergej Panajotovit, i cili fotografon shpendë në mjedisin e tyre të natyrshëm tanimë 25 vjet.
Në Rodopet Lindore janë ndërtuar 3 foto-strehime në vendet ku ushqehen zogjtë. Duke i përdorur ato, ne mund të mbështesim drejtpërdrejt mbijetesën e zogjve të rrallë grabitqarë në rajonin e Maxharovos. Vendet e fshehta janë projektuar posaçërisht për fotografimin e shkabës grifon, shkabën egjiptiane dhe shkabën e zezë, si dhe shqiponjat shkëmbore dhe të detit. Përveç kësaj mund të bëhemi dëshmitarë dhe të llojeve të tjerë të rrallë dhe të mbrojtur mes të cilëve çakalli, huta bisht bardhë, korbi, sorra e zezë, dhelpra, kurse shanset për të fotografuar një ujk janë ndër më të lartat në Evropë, sipas Qendrës së Ruajtjes së Natyrës të Rodopeve Lindore.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..