Çdo e diele e parë e shtatorit i kushtohet festimit të një kureshtjeje unike turistike në Bullgari - hekurudhës me binarë të ngushtë "Septemvri-Dobrinishte". Fillimi është vënë nga Shoqata Civile “Për linjën me binarë të ngushtë” dhe kryetari i saj Kristijan Vaklinov, i cili gjatë vitit 2017 inauguroi Shtëpinë-Muze të të ashtuquajturit “tren të vogël” dhe në godinën e vjetër të stacionit hekurudhor Cepina mblodhi historinë shekullore të linjës. Stacioni gjendet në grykën e lumit Çepinska, dhe ndërtesa u riparua dhe u restaurua plotësisht me punën vullnetare të mbi 20 personave gjatë dy vjetëve.
Qëllimi bazë është që të tërhiqen ndjekësit e kauzës së ruajtjes së hekurudhës së fundit me trase të ngushtë. Linja në vendin tonë është me një gjatësi totale prej 124.7 km. Ajo lidh ultësirën e Trakisë së Epërme, malet Rodopa, Rilla dhe Pirin dhe përgjatë rrugës së saj ndodhet stacioni më i lartë në Gadishullin Ballkanik - Avramovo, në 1267 metra mbi nivelin e detit. Gjatë vitit 2020 linja e vetme e mbetur me një trase të ngushtë në Bullgari u zgjodh në Top 10 të anketës së gazetës “Guardian” për udhëtime më piktoreske me tren në Evropë.
Çështja e ndërtimit të një hekurudhe në Rodopet u ngrit për herë të parë në vitin 1915. Gryka e Çepinit u zgjodh sepse përveç aksesit në mal, ka zonat më të populluara përgjatë lumit. Kështu, linja e ardhshme hekurudhore, përveç transportit të udhëtarëve, duhej të shërbente për transportin e drurit dhe mbrojtjen e këtyre territoreve bullgare të sapoçliruara. Sot, ndërtimi i linjës përmes malit po studiohet në universitetet e njohura të arkitekturës dhe ndërtimit jashtë vendit, për shkak të zgjidhjeve të jashtëzakonshme inxhinierie që lejuan tejkalimin e pabarazive të mëdha, përputhshmërinë e plotë me tiparet e terrenit, si dhe arritjen e 39 kilometrave të parë të gjurmës së linjës së ngushtë 760 milimetrash që ndërtohen me dorë në vetëm të 5 vjetëve.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 27 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare dhe populli lavdërojnë veprën e Shtatë Shenjëtorëve - Vëllezërve Kirill dhe Metodij dhe dishepujve të tyre shenjtorët Kliment, Naum, Sava, Gorazd dhe Angellarij . Dita u zgjodh nga kisha sepse më 27..
Më 25 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare nderon Fjetjen e Anës - shenjtores që lindi Marinë, e cila është nëna e ardhshme e Jezu Krishtit. Shën Anna konsiderohet mbrojtëse e martesës, familjes dhe mëmësisë, si dhe mbrojtëse e virgjëreshave, të..
Më 20 korrik, në mes të ditëve më të nxehta, Kisha jonë nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Për respektin e popullit tonë për Shën Ilian dëshmojnë kishat e shumta ortodokse me emrin e tij, ku për nder të tij janë kryer liturgji festive që nga..