“Çështja bullgare” – kështu e quajnë detyrën e tyre më të rëndësishme aktivistët të cilët e përgatitnin Bashkimin e Bullgarisë e cila u rishfaq prapë në hartën botërore në vitin 1878, me gjithë edhe të copëtuar. Vendimet e padrejta të Kongresit të Berlinit nga viti 1878, si rezultat i të cilëve Bullgaria u nda në disa krahina me status dhe administrim të ndryshëm, shkaktuan pakënaqësinë dhe rezistencën ndër popullsinë vendase. Më aktive ishte rezistenca në Rumelinë Lindore, e cila mbeti në kufijtë e Perandorisë Osmane dhe synonte për bashkimin me Principatën e Bullgarisë (ky ishte emri zyrtar i pjesës autonome të vendit tonë pas vitit 1879).
Organizoheshin mitingje, demonstrata, dilnin çeta. Po krijohej një situatë revolucionare, e cila do të bashkonte energjinë e të gjithë bullgarëve dhe në fund të fundit do të çonte në ngjarjet më të lumtura dhe më domethënëse në historinë tonë të re: Bashkimin, fitoret tona brilante në Luftën Serbo-Bullgare gjatë vjeshtës së vitit 1885, dhe në fund Pavarësinë e Bullgarisë (1908) arritur tri dekada pas Çlirimit (1878).
Mezi është një rastësi, se të parë në luftën revolucionare për Bashkimin në vitin 1885 u përfshin banorët e qytetit Panagjurishte. Faktet historike dëshmojnë se ky qytet ishte i pari që shpalli lirinë e tij, vetëm pak ditë pas shpërthimit të Kryengritjes së Prillit (1876) dhe i pari valëviti flamurin e revolucionit, të qepur këtu nga Rajna Knjaginja me fjalët e paharrueshme “Liri ose vdekje”.
Më 2 shtator 1885 banorët e qytetit Panagjurishte paraprinin ngjarjet dhe e bënin kryetarin e Komitetit Sekret Qendror Revolucionar Bullgar Zahari Stojanov të thërriste “Rrofshin banorë të qytetit Panagjurishte!” Në çetat e revolucionarëve Georgi Benkovski dhe Panajot Vollov, prapë banorët e qytetit Panagjurishte të parë thërrisnin “Rroftë Bashkimi!”
Prapëseprapë cili ishte kontributi i banorëve të qytetit Panagjurishte në ditët para shpalljes zyrtare të Bashkimit më 6 shtator 1885 në qytetin Plovdiv?
“Më 2 shtator 1885 Bashkimi u realizua më parë në qytetin Panagjurishte – thekson Irina Boteva – kuratore në Muzeun Historik të qytetit Panagjurishte. – Banorët e qytetit prapë ishin të parë, sepse historia e qytetit ishte dramatike pas Çlirimit të Bullgarisë dhe pas arritjes së Traktatit të Berlinit në verën e vitit 1878. Sipas këtij traktati, Bullgaria u nda në disa pjesë - më të mëdhatë ishin Principata e Bullgarisë dhe Rumelia Lindore. Kufiri midis të dy pjesëve kalonte midis qyteteve Panagjurishte dhe Zllatica. Panagjurishte mbetej në Rumelinë Lindore në praktikë prapë nën sundimin osman. Për banorët e qytetit Panagjurishte kjo do të thoshte se të gjitha sakrificat e dhëna në Kryengritjen e Prillit, të gjitha viktimat në luftërat çlirimtare ishin absolutisht të kota. Prandaj, banorët e qytetit nuk u qetësuan. Ata, si njerëzit në shumicën e vendbanimeve në Rumelinë Lindore, edhe me mbështetjen e bullgarëve në Principatën e Bullgarisë, krijuan një Komitet të Bashkuar Revolucionar.
Më 2 shtator 1885 tre të rinj, anëtarë të komitetit në Panagjurishte, nisnin të bërtasin në rrugët e qytetit “Poshtë Rumelia! Rroftë Bashkimi!” dhe u kapën nga autoritetet vendore. Duke e kuptuar këtë, banorët e qytetit dilnin shumë shpejt të armatosur dhe u mblodhën në një miting spontan përpara Kishës “Shën Hyjlindësja”. Turma numëronte rreth 2 mijë njerëz. Të gjithë kërkonin lirimin e këtyre tre të rinjve. Atëherë shefi i qarkut e kuptoi se duhej të vepronte shumë shpejt, pasi ky tubim shumëmijësh ishte i pandalshëm dhe njerëzit në të ishin të armatosur dhe në fund të rinjtë - u liruan. Praktikisht ky miting, i cili u mblodh në Panagjurishte me thirrjen “Poshtë Rumelia! Rroftë Bashkimi!” është fillimi i Bashkimit në Bullgari.”
Në sheshin qendror të qytetit, pothuajse në vendin ku u zhvilluan këto ngjarje, është e vendosur një pllakë përkujtimore për të kujtuar këtë aksion të guximshëm në Panagjurishte. Ky është vendi ku festimet dhe përkujtimet zhvillohen çdo vit. Dhe mbishkrimi në mermerin e zi thotë: “Këtu më 2 shtator 1885 u ngrit flamuri i Bashkimit”.
Banorët e qytetit tashmë 137 vjet ruajnë një relikt unik – flamurin e Bashkimit. Rastësisht apo jo – në të lexohet mbishkrimi “Bashkimi e bënë forcën” dhe e zbulojmë se nga ku vjen fraza e cila u bë simbol i parlamentarizmit bullgar, i cituar shpesh edhe sot:
“Në Muzeun tonë ruhet flamuri origjinal, me të cilin banorët e qytetit morën pjesë në Luftën Serbo-Bullgare - shpjegon Irina Boteva për Radio Bullgarinë. – Këtu ruhet edhe arma e shumë pjesëmarrësve në mitingun e paharrueshëm më 2 shtator 1885. Mbi bazë të këtyre dëshmive dhe të dhënave të tjera të shkruara ne mund të flasim për ngjarjet e zhvilluara në vitin e largët 1885.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Gergana Mançeva, Muzeu Historik – Panagjurishte, arkiv
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij,..