Ushtria ukrainase është tani 30 km larg Hersonit dhe kundërofensiva po përparon në dy drejtime drejt qytetit. Në perëndim, trupat ukrainase po i afrojnë Kiselivkës, dhe në veri kanë sunduar Visokopolja, njoftoi në Telegram nënkryetari i Këshillit Rajonal të Hersonit, Juri Sobolevski. "Visokopolja është Ukraina," njoftoi ai, cituar nga Ukrinform. Ndërkohë, nënkryetari i zyrës presidenciale Kirilo Timoshenko postoi në Facebook një foto të ushtarëve duke ngritur flamurin kombëtar në një ndërtesë që thuhet se është në rajonin Herson, raportoi Reuters.
Në fjalimin e tij të mesnatës, Presidenti Volodimir Zelenski shprehu besimin se flamuri ukrainas do të valojë sërish mbi Gadishullin e Krimesë. “Ne do të çlirojmë të gjitha trojet dhe bashkatdhetarët tanë. Të gjithë mund të shohin se pushtuesit tashmë kanë filluar të ikin nga Krimeja. Kjo është zgjedhja e duhur për ta”, tha presidenti ukrainas.
Nuk ka energji elektrike në një pjesë të madhe të rajonit të Zaporozhie të kontrolluar nga trupat ruse, tha për TASS Vladimir Rogov, një anëtar i administratës ushtarako-civile ruse në rajon. Po hetohen arsyet e ndërprerjes së energjisë elektrike. Sipas burimeve ruse, tre shpërthime janë dëgjuar në Energodar, qyteza ngjitur me termocentralin Zaporizhie.
Ukraina do të marrë 5 miliardë euro ndihmë nga Bashkimi Evropian javën e ardhshme, tha kryeministri ukrainas Denis Shmigal gjatë vizitës së tij në Gjermani, raportoi Reuters. Fondet do të mbështesin ekonominë dhe ushtrinë dhe do ta ndihmojnë shtetin gjatë sezonit të ardhshëm të ngrohjes. Pas takimit me kryeministrin ukrainas, kancelari Olaf Scholz theksoi se është e rëndësishme të planifikohet rimëkëmbja e Ukrainës. Kjo çështje do të diskutohet në një konferencë ekspertësh që do të mbahet më 25 tetor në Berlin me iniciativën e Gjermanisë si kryetare e G-7 dhe të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit të Kristijan Vlladov dhe Stefan Kjurkçiev është pasurimi i koleksioneve të muzeut, si dhe kërkimi i..
Në përgjigje të qortimit të presidentit Rumen Radev se institucionet po vonojnë në krijimin e organeve të kontrollit të çmimeve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov siguroi se qeveria do të zbatojë të gjithë mekanizmat e mundshëm për të kontrolluar..
Nuk ka ndryshim në qëndrimet elektorale të bullgarëve, sipas anketës së janarit të agjencisë Trend, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Partia GERB ruan lidershipin me 26.6% të preferencave të votuesve. "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria..
Na duhen dronë për mbikëqyrje ajrore, jo helikopterë dhe aeroplanë për të monitoruar ujërat bullgare, tha për BNT një nga komandantët e Grupit Kundër..
Presidenti Rumen Radev mori pjesë në hapjen e diskutimit me temën "Ku prej këtu me gjyqësorin?", i cili po zhvillohet në Sofje. Forumi organizohet nga..
Gjendja financiare e vendit dhe përgatitjet për buxhetin e këtij viti u diskutuan në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përbashkët Menaxhues. Në një..