Ushtria ukrainase është tani 30 km larg Hersonit dhe kundërofensiva po përparon në dy drejtime drejt qytetit. Në perëndim, trupat ukrainase po i afrojnë Kiselivkës, dhe në veri kanë sunduar Visokopolja, njoftoi në Telegram nënkryetari i Këshillit Rajonal të Hersonit, Juri Sobolevski. "Visokopolja është Ukraina," njoftoi ai, cituar nga Ukrinform. Ndërkohë, nënkryetari i zyrës presidenciale Kirilo Timoshenko postoi në Facebook një foto të ushtarëve duke ngritur flamurin kombëtar në një ndërtesë që thuhet se është në rajonin Herson, raportoi Reuters.
Në fjalimin e tij të mesnatës, Presidenti Volodimir Zelenski shprehu besimin se flamuri ukrainas do të valojë sërish mbi Gadishullin e Krimesë. “Ne do të çlirojmë të gjitha trojet dhe bashkatdhetarët tanë. Të gjithë mund të shohin se pushtuesit tashmë kanë filluar të ikin nga Krimeja. Kjo është zgjedhja e duhur për ta”, tha presidenti ukrainas.
Nuk ka energji elektrike në një pjesë të madhe të rajonit të Zaporozhie të kontrolluar nga trupat ruse, tha për TASS Vladimir Rogov, një anëtar i administratës ushtarako-civile ruse në rajon. Po hetohen arsyet e ndërprerjes së energjisë elektrike. Sipas burimeve ruse, tre shpërthime janë dëgjuar në Energodar, qyteza ngjitur me termocentralin Zaporizhie.
Ukraina do të marrë 5 miliardë euro ndihmë nga Bashkimi Evropian javën e ardhshme, tha kryeministri ukrainas Denis Shmigal gjatë vizitës së tij në Gjermani, raportoi Reuters. Fondet do të mbështesin ekonominë dhe ushtrinë dhe do ta ndihmojnë shtetin gjatë sezonit të ardhshëm të ngrohjes. Pas takimit me kryeministrin ukrainas, kancelari Olaf Scholz theksoi se është e rëndësishme të planifikohet rimëkëmbja e Ukrainës. Kjo çështje do të diskutohet në një konferencë ekspertësh që do të mbahet më 25 tetor në Berlin me iniciativën e Gjermanisë si kryetare e G-7 dhe të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4 vjet, shpjegoi në parlament zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. Në fund të vitit 2023 u paraqit një..
Afro 36 000 shtetas të huaj nga 79 vende morën të drejtën e punës në Bullgari përmes llojeve të ndryshme të regjimeve të lejeve në vitin 2024. Ata janë 10 000 më shumë se në vitin 2023, tha për BNR Atanaska Todorova, eksperte kryesore për "Tregun e..
Ambasadori i Bullgarisë në Ankara, Angell Çollakov, vizitoi stendën bullgare në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare për Turizmin dhe Pushimet në Mesdheun Lindor - EMITT 2025. Çdo vit ka një rritje të turistëve turq në Bullgari, por kjo nuk është e..
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i..
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi..