Kombëtarja e basketbollit për meshkuj e Bullgarisë mbajti shanset e saj për t'u kualifikuar në fazën e 16-të të EuroBasket 2022, pasi mundi mikpritësin, Gjeorgjinë, me rezultat 92:80 në ndeshjen e katërt të kompeticionit. Të rinjtë e Rosen Barçovskit humbën 3 ndeshjet e para kundër favoritëve Spanjë, Turqi dhe Mal të Zi, por mundën gjeorgjianët.
Bullgaria dhe Gjeorgjia tashmë kanë një fitore dhe tre humbje në Grupin A të Kampionatit Evropian. Në Tbilisi, më 7 shtator, bullgarët do të përballen me skuadrën belge dhe me një tjetër sukses mund të përballojnë fazën e grupeve, që është synimi i madh i ekipit. Ndeshja me Belgjikën fillon në orën 17:15 me orën bullgare.Sonte, në orën 17:30, para tempullit, “Shën Aleksandër Nevski” në qendër të Sofjes do të jepet fillimi i turneut të 71-të të çiklizmit në vend. Gara sportive e cila do të mbahet nga 25 deri më 29 gusht do të përfundojë në qytetin Gabrovo. Në të do..
Magdalena Hristova fitoi titullin e tretë botëror në atletikë për veteranë. Bullgarja triumfoi në kërcimin së gjati në grupmoshën +45 në kampionatin e planetit në Goteborg (Suedi), duke arritur 5.63 m (me erë të kundërt 1.4 m).
Një orë përpara se Petër Stojçev të mbërrinte në Japoni për maratonën përfundimtare të notit në ngushticën Cugaru të serisë Oceans Seven, pati një tërmet me magnitudë 7.1 dhe një tajfun. Pritej gjithashtu një cunami. “Japonia ishte një udhëtim shumë..