Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Emilijana Bllagoeva, Toronto: Bullgaria është një parajsë tokësore, e kuptova pas shumë vitesh të kaluara në emigracion

4
Foto: arkiv personal

Emilijana Bllagoeva është emigrante bashke me familjen e saj në Toronto që nga viti 2000. Shkaku për vendimin e tyre nuk është mungesa e parave, pasi në Bullgari ajo dhe burri i saj kanë pasur punë të mirë dhe të ardhura të qëndrueshme, por dëshira për të ecur vetë në rrugën e tyre në jetë, pa ndihmën e të afërmve me ndikim Sot, dy bashkëshortët janë prindër të lumtur të tre fëmijëve dhe secili ka gjetur zhvillim në fushën e zgjedhur. Emilijana është një kinesiterapiste dhe mësuese joga - aktivitete të cilat nëse nuk i mbani në zemër, nuk mund t'i praktikoni:

“Që në Bullgari, si një kinesiterapiste e re, kuptova se vetëm metoda e trajtimit nuk mjafton. E zgjodha këtë profesion, sepse gjithmonë e kam lidhur shëndetin e njerëzve me barishtet, metodat natyrale të mjekimit dhe jo me antibiotikët dhe kirurgjinë,- thotë Emi, siç e thërrasin miqtë e saj.- Merrem me jogë që nga mosha 12-vjeçare, kur lexova librin e parë kushtuar kësaj teme dhe besoj se profilaksia është mjekimi më i mirë.”

Ajo është e bindur se edhe sot, pavarësisht ritmit marramendës të jetës, ka vend për jogën. “Fillova t’i drejtoja klasat e jogës që në Bullgari, në vitin 1990. Më duhet të them se në vitet 1990, një rreth i caktuar njerëzish me interesa të caktuara merreshin me këtë. Dhe tani miqtë e vjetër më telefonojnë dhe më thonë: “Më mëso të meditoj”, tregon Emi, por sqaron: “Joga nuk është një sistem ushtrimesh fizike, por një mënyrë jetese. Vetë fjala do të thotë bashkim, lidhje. Është bashkimi i energjisë sonë individuale me atë kozmike”.

22 vjet më parë, kur familja e Emilijanës mbërriti në Kanada, për ta ishte një vend ëndrrash - me një klasë të mesme të qëndrueshme dhe një arsim të mirë. Megjithatë, ajo ndjen se me kalimin e viteve i mungon Bullgaria gjithnjë e më shumë dhe ajo dhe burri i saj ëndërrojnë të kthehen në vendlindjen e tyre kur të dalin në pension:

“Bullgaria është një vend i mrekullueshëm. Nëse do të më duhej ta përshkruaj me dy fjalë, do të thosha - parajsë mbi tokë, siç këndohet në himnin tonë kombëtar. Por këtë e kuptova pas kaq vitesh në emigracion”.

Ajo u bën thirrje bullgarëve që të votojnë në zgjedhjet e ardhshme për të arritur ndryshimin e dëshiruar dhe për ta bërë vendin tonë vërtetë një vend të mrekullueshëm për të jetuar. Vetë Emi, kur erdhi në Bullgari për një muaj e gjysmë këtë verë, shkoi për të dhuruar gjak në mënyrë simbolike. “Unë jam një dhuruese e rregullt gjaku, por tani e tutje vendosa të dhuroj gjak në Bullgari. Kur dhurova, u luta në nivel shpirtëror që ky gjak ta ndihmonte Bullgarinë për një të ardhme më të mirë”, thotë bashkatdhetarja jonë.

Emilijana insiston që fëmijët e saj të mos e humbasin lidhjen me rrënjët e tyre. Familja vjen në Bullgari çdo verë, udhëtojnë nëpër vend, të vegjlit bëjnë miq të rinj. Por gjuha nuk është më pak e rëndësishme, është kategorike ajo:

“Ne kemi një kusht në shtëpi – flitet vetëm bullgarisht. Nëse një nga fëmijët e mi më pyet diçka në anglisht, përgjigja ime është "Unë nuk kuptoj asgjë. Më thuaj në bullgarisht”. Ata frekuentojnë një shkollë bullgare të fundjavës në Toronto, ku ka një ekip të shkëlqyer prej mësuesish shumë të përkushtuar dhe një drejtor të mrekullueshëm. Përpiqemi t'i mësojmë dhe t'i rrisim fëmijët tanë me traditat bullgare”.

Emilijana thotë se fëmijët e disa miqve të saj bullgarë në Toronto, pasi mbarojnë universitetet kanadeze, kthehen në Bullgari dhe ndihen shumë të lumtur këtu, sepse mënyra e jetesës në vendin tonë është shumë e ndryshme - me më shumë kontakte sociale dhe kohë për argëtim. Ajo vetë fton shpesh në shtëpinë e saj “frymën bullgare”, duke organizuar festa me kusht që të gjithë të ftuarit të veshin rroba me qëndisje bullgare. Aty kanadezët mësojnë me entuziazëm nga miqtë e tyre bullgarë vallet dhe këngët popullore bullgare.


“Komuniteti bullgar në Toronto është shumë aktiv dhe ne të gjithë e duam Bullgarinë. Është gjithashtu interesante se në Toronto ka një komunitet hebre bullgar. Këtu jeton nipi i Mbretit Boris III - Princi Hermann Leiningen, i cili disa herë ka mbajtur leksione në sinagoga për rolin e Bullgarisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur u shpëtuan hebrenjtë bullgarë

Kjo është gjithashtu një temë shumë interesante dhe një fakt që dihet pak edhe nga komuniteti hebre në Toronto. Dhe është mirë të dimë për kontributin e Bullgarisë në të gjitha fushat”, theksoi Emi në fund të takimit tonë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Foto: faqja në Facebook e M. Selimit

Milena Selimi e do Bullgarinë dhe përkthen shkrimtarin Georgi Gospodinov

Shkrimtarja, përkthyesja dhe figura publike shqiptare Milena Selimi, e cila nga qershori i vitit 2023 është përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Republikën e Shqipërisë, rrjedh nga familja e një bullgareje dhe një shqiptari. Që..

botuar më 23-11-28 2.05.MD
Prof. Budin Mihov

Prof. Budin Mihov dhe librat e tij me famë botërore për biokiminë dhe mjekësinë

Mjekësia molekulare, kimia medicinale, biokimia, patologjia molekulare, farmakologjia molekulare - këto janë disa nga temat mbi të cilat Prof. Budin Mihov punon për 30 vjet. Vetë ai thotë se është një shkencëtar i nivelit botëror dhe vëllimi i veprave..

botuar më 23-11-27 5.25.MD
Shoqata Bullgare e Picajolëve

Mjeshtri më i mirë i picës klasike në botë është një bullgar 23-vjeçar nga qyteti Shumen

Kampioni botëror i picës ende nuk mund ta perceptojë atë që i ka ndodhur. Svetosllav Mitev është vetëm 23 vjeç, jeton në Shumen dhe deri pak kohësh punonte si shpërndarës i thjeshtë picash në një restorant vendas. Por jeta është plot të papritura,..

botuar më 23-11-22 7.30.PD