Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gazprom refuzon negociatat me Bullgarinë

Foto: ЕПА/БГНЕС

Qeveria e përkohshme po punon me besim për të vënë nën kontroll kaosin energjetik, tha për Nova TV kryeministri nga qeveria teknike Gëlëb Donev.

“Javën e ardhshme do të kemi aktin 15 për lidhjen e gazit me Greqinë – gjë për të cilën morëm akuza se e sabotojmë”, tha kryeministri dhe premtoi se kjo do të ulte çmimin e karburantit.

Bisedimet janë duke u zhvilluar me Greqinë dhe Turqinë për të rezervuar slota për importin e gazit të lëngshëm, shpjegoi Donev dhe shtoi se nuk ka asnjë përgjigje nga kompania ruse Gazprom për të rifilluar dialogun. Ai paralajmëroi se dimri do të jetë i vështirë, por kabineti po bën përpjekje për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset. Kryeministri nuk i mbështeti fjalët e zëdhënësit të kabinetit, Anton Kutev, se dimrin e ardhshëm kriza do të paguhet me jetë njerëzish.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Natalija Kisellova u jep çmime fituesve të një konkursi të Pashkëve në Bosilegrad

Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të Bosilegradit. Fëmijët do të konkurrojnë në tre kategori - për vezën më të fortë, më të bukur dhe më..

botuar më 25-04-21 4.10.PD

Parashikimi i motit për 21 prillin

Ditën e hënë do të jetë kryesisht me diell. Në disa vende në ultësira dhe lugina në orët e mëngjesit do të ketë mjegull afatshkurtër. Shi do të ketë kryesisht në rajonin Rilla-Rodope dhe rreth malit Stara Pllanina. Temperaturat minimale do të..

botuar më 25-04-20 6.40.MD

Mbrëmja e Pashkëve për Ngjalljen e Dytë në kishën e kryeqytetit "Shën е Diela"

Patriarku Daniil kremtoi shërbesën hyjnore për të ashtuquajturën Ngjallje të Dytë të Krishtit në kishën e kryeqytetit "Shën e Diela" (“Sveta Nedelja”). Në liturgjinë festive u kënduan tekste nga Ungjilli në gjuhë të ndryshme, duke na kujtuar se..

botuar më 25-04-20 2.03.MD