"Jeta tjetër e ilustrimit" - "L'altra vita dell'illustrazione" – kështu quhet ekspozita e Jasen Gjuzelevit, e cila hapet më 13 shtator në Romë, në galerinë "Bullgaria" të Institutit të Kulturës Bullgare, njofton instituti.
Kryeqyteti italian paraqet grafika dhe printime shumëngjyrëshe të ilustrimeve të disa prej titujve më të bukura që artisti ka punuar ndër vite. Ato janë të numëruara dhe të nënshkruara nga autori. Gjuzelev njihet si një nga ilustruesit më të mirë në botë. Ai bashkëpunon me shtëpi botuese të Gjermanisë, si J.F. Schreiber dhe Aufbau-Verlag, me Simply read books në Kanada, Walker books në Britaninë e Madhe, Taiwanese Grimm Press në Tajvan etj.Filmi dokumentar "Hakmarrësja" për jetën dhe veprën e Mara Bunevës, e cila sakrifikoi jetën e saj për të drejtat e bullgarëve maqedonas, është një pikë e veçantë në programin e kongresit treditor të Organizatës Patriotike Maqedonase në SHBA dhe..
MINA është hapësira më e re për artin imersiv në Bullgari dhe tashmë ka hapur dyert edhe në Sofje, njofton BGNES. Në të, vizitorët do të zbulojnë artin, shkencën dhe historinë e lashtë përmes projeksioneve 360 gradë, kolonës zanore origjinale dhe një..
Një nga ikonat e muzikës franceze me origjinë bullgare – Silvi Vartan – do të vijë në Sofje në muajin tetor si e ftuars speciale në edicionin e 11-të të CineLibri, njoftojnë organizatorët e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit dhe Letërsisë. Këngëtarja u..
Më 15 tetor, në Bibliotekën Rajonale "Dora Gabe" në qytetin Dobriç do të hapet Ekspozita Filatelike “Dobriç Fileks 2025”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur..