Në sezonet e fundit, Filarmonia e Plevenit po përfshin në afishen e saj gjithnjë e më shumë projekte që realizon së bashku me institucione të ndryshme muzikore, solistë dhe dirigjentë të njohur. Midis tyre janë "Le të dëgjojmë kinema" një program i krijuar mbi këngë të bukura nga filmat e dashur bullgarë në aranzhim të Hristo Jocovit, “Bota e kinemasë në muzikë”, si dhe “Në botën e muzikës” në bazë të idesë dhe me pjesëmarrjen e Vesko Eshkenazit-koncert mjeshtër i Koncertgebau-Amsterdam e tjera. Nga Ljubomir Djakovski, drejtor i filarmonisë së qytetit Pleven mësojmë se, këto prodhime të përbashkëta mbeten në planin e repertorit të orkestrës dhe do të prezantohen në qytete të ndryshme të vendit, krahas me programe të reja dhe interesante. Mes dirigjentëve miq janë Grigor Pelikarov, Jordan Kamxhallov, Borisllav Jocov e të tjerë, si dhe Najden Todorov - drejtor i Filarmonisë së Sofjes, me të cilën Filarmonia e Plevenit ka një bashkëpunim të ngushtë.
Në fazën përfundimtare është përgatitja për vitin e ardhshëm 2023, gjatë të cilit orkestra do të festojë 70 vjet nga themelimi i saj. Këtij përvjetori të shënuar i janë kushtuar dhe disa nga koncertet e ardhshme. “Kemi përgatitur dhe programe koncertesh interesante dhe me vlerë”-thotë zoti Djakovski. Ja dhe akoma hollësi të tjera:
“Najden Todorov do të dirigjojë gjatë tetorit “Simfoninë italiane” nga Mendelssohn dhe Koncertin për Piano nga Schumann me solist Fidosi Kerçev – pianist i ri dhe shumë i talentuar. Në tre koncerte kemi dhe një prani shumë të fortë të Plevenit në personin e muzikantëve të njohur, bashkëqytetarë tanë-pianistet Pllamena Mangova dhe Dora Delijska, si dhe dirigjenti profesor Pllamen Xhurov. Me ndihmën e Institutit Kulturor Italian dhe basit të njohur Orlin Anastasov, po përgatisim "Stabat Mater" nga Rossini, në lidhje me 230 vjetorin e lindjes së kompozitorit. Po vazhdon turneu kombëtar i filarmonisë së Plevenit me “Bota e kinemasë në muzikë”.
Këngët e "Puccinit" është një koncert që do ta realizojmë në galerinë e artit "Ilia Beshkov" në qytetin tonë. Marrin pjesë tenori Boris Llukov, pianistja Viliana Vëllçeva, kuarteti i harqeve nga Filarmonia e Plevenit, kori komunal "Gena Dimitrova". Presim me padurim dirigjentin Rosen Gergov, i cili do të vijë nga Vjena me tre djemtë e tij. Ata luajnë në violinë, piano dhe violonçel. Jam i sigurt se do të jetë një koncert i mrekullueshëm. Të mos të harrojmë dhe dy koncertet e pjesëmarrësve në klasën e mjeshtërisë të Mario Diaz, të cilët janë më 15 shtator në qytetin Pleven dhe më 16 shtator në sallën “Bëllgaria” në kryeqytet.
Gjatë ditëve të fundit filarmonia e qytetit Pleven për herë të dytë ishte mikpritëse e klasës vokale të mjeshtërisë të tenorit të njohur Mario Diaz dhe Vjara Shuperlieva-piano, pedagogë në “Mozarteum”-Austri. Kurse koncertet në Pleven dhe në Sofje janë nën drejtimin e dirigjentit maestro Najden Todorov.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Filarmonia e Plevenit
Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..
Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..
Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..