Të martën në mëngjes reshjet do të ndalen në Bullgarinë Veriperëndimore. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell, erë dhe vranësira të ndryshueshme në të gjithë vendin. Temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje 6°. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 16 deri në 21°, në Sofje do të jetë 16°.
Në Detin e Zi do të mbajë mot me diell, por me erë mesatare deri të fortë veriperëndimor. Temperaturat maksimale do të jenë nga 19 deri në 23°, afër temperaturës së ujit të detit. Lëvizja e detit do të jetë 2 ballë.
Në zonat malore do të fryjë erë me vranësira të pjesshme. Pas drekës do të bjerë shi mbi malin Rodopa. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 11°, në 2000 m deri në 5°.
Të mërkurën temperaturat do të ulen dhe do të ketë reshje shiu në Bullgarinë Perëndimore dhe Jugore.
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..