Një këshill special koordinues për sanksionet kundër Rusisë dhe vendeve të tjera krijon qeveria e përkohshme me propozimin e Ministrave të Jashtëm Nikollaj Millkov dhe të Drejtësisë Krum Zarkov. Këshilli do të mbajë përgjegjësinë për zbatimin e të gjitha masave kufizuese të vendosura nga BE, do të ndihmojë kompanitë dhe qytetarët bullgarë të zbulojnë se me kë mund të bëjnë biznes në vendet e sanksionuara. Pas një hetimi, përgjigjet do të jepen brenda 14 ditëve. Aktualisht, BE ka vendosur 44 regjime sanksionesh që zbatohen automatikisht për Bullgarinë.
Koordinator i këshillit do të jetë Ministria e Punëve të Jashtme dhe në përbërjen e të tij do të ketë përfaqësues të Bankës Kombëtare Bullgare, Komisionit për Mbikëqyrjen Financiare dhe kundërzbulimit.
Bullgaria ka një muaj deri më 21 nëntor për të vendosur se çfarë do të bëjë me rafinerinë Lukoil Neftohim. Kjo u deklarua nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në hyrje të takimit të liderëve të BE-së në Bruksel. Ai e tha këtë në lidhje me sanksionet e..
Bullgaria mbetet një eksportuese neto e energjisë elektrike dhe një nga shtyllat e sistemit energjetik në Evropën Juglindore. Eksportet e energjisë elektrike tejkalojnë importet me 3.1% në vitin 2024. Sipas këtij treguesi, vendi renditet i 11-ti në..
Kapiteni i anijes me vela në distanca të gjata Svetllozar Tenev u nis nga Varna për një udhëtim rreth botës. Fillimi i lundrimit është në Las Palmas (Ishujt Kanarie, Spanjë), ku do të niset i shoqëruar nga një koleg. Pastaj do të lundrojë vetëm deri..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..