Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Sot është një ditë e madhe për ne”

Për himnin “Pavarësia” dhe autorin e tij Georgi Shagunov

Foto: BGNES

Më 22 shtator të vitit 1908 për herë të parë tingëlloi Himnin e Pavarësisë, i krijuar pikërisht në ditën kur u shpall solemnisht Pavarësia e Bullgarisë në qytetin Veliko Tërnovo. Kjo ishte një ditë në të cilën i gjithë vendi po festonte, ndërsa në qytetin tonë të Detit të Zi, Burgas, u dëgjua për herë të parë kjo këngë marshimi. Autori i saj ishte Georgi Shagunov – drejtues i orkestrës së Regjimentit të 24-të të Këmbësorisë të Detit të Zi, një muzikant me kontribut të madh në zhvillimin e orkestrave simfonike, koreve të ndryshme, në hedhjen e themeleve të operës në qytet.

Më 22 shtator 1908, i frymëzuar nga ngjarja e madhe, Shagunov krijoi tekstin dhe melodinë e himnit. Ai e mësoi menjëherë me orkestrën ushtarake të frymëmarrjes. Fatkeqësisht, himni u harrua më vonë. E gjetur në arkivin e kompozitorit, ai u rikthye në jetë në fillim të mijëvjeçarit të ri. Njihet gjithashtu si “Himni i Pavarësisë” - një variant i titullit origjinal.

Georgi Shagunov është autor i rreth 2000 veprave, ndër të cilat janë disa nga marshet emblematike ushtarake bullgare. Ai shkroi edhe mjaft vepra në frymën e muzikës laike, në modë në atë kohë. Pak kohë më parë, u  restauruan partiturat e disa prej tyre dhe u prezantuan në një koncert në Burgas. Regjistrimet dokumentare të këtij koncerti na siguroi Rumjana Emanuilidu - gazetare e njohur, autore librash biografikë, studiuese dhe admiruese e madhe e krijimtarisë së Shagunovit.

Përpilues: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

16 vjet Kosova e pavarur

16 vjet kaluan nga ai 17 shkurt i vitit 2008 kur Kosova u bë shteti më i ri në botë. Kjo ndodhi pasi shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Presidenti i atëhershëm Fatmir Sejdiu shpallën  Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Më 15 qershor të..

botuar më 24-02-17 5.05.PD

Vreshtarët e qytetit Strallxha rikrijojnë ritualin e krasitjes së hardhive

Vreshtarët dhe prodhuesit e verërave në rajonin e qytetit të Bullgarisë Juglindore Strallxha shënojnë festën e Shën Trifonit në stilin e vjetër më 14 shkurt, njoftoi pushteti vendor. Rituali tradicional i krasitjes së hardhive do të zhvillohet në..

botuar më 24-02-14 11.03.PD

Shërbim përkujtimor në kujtim të gjyshit Dobri

Në lidhje me 6 vjetorin e vdekjes së gjyshit Dobri, më 10 shkurt në fshatin Bajllovo do të shërbehet liturgjia e shenjtë rekuiem, njoftoi Mitropolia e Sofjes. Shërbesa do të drejtohet nga Shkëlqesia e Tij peshkopi i Bellogardçikut Polikarp, Vikar i..

botuar më 24-02-10 6.35.PD