“Kompania Kombëtare Elektrike” dhe Centrali Elektrik Bërthamor “Kozlloduj” të vazhdojnë punën sipas marrëveshjeve të tyre dhe kontratave të prokurimeve publike me kompanitë ruse. Kështu vendosi kabineti zyrtar, pasi BE-ja lejoi Bullgarinë të përdorë përjashtime për këtë çështje nga sanksionet antiruse, shkruan gazeta “24 çasa”.
Energjia bërthamore nuk ka gjasa të përfshihet në paketën e re të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, shkruan “Politiko”. Publikimi i referohet një burimi diplomatik në Bruksel se Bullgaria është kundër këtyre sanksioneve, pasi vendi eksporton energji elektrike në Greqi dhe në Ballkanin Perëndimor, të prodhuar në një termocentral bërthamor që funksionon me teknologji ruse.
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..