Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Guardian” përfshiu një bullgar në mesin e futbollistëve më premtues në botë

Foto: F.C. Barcelona

Futbollisti nga kombëtarja bullgare e të rinjve, Martin Georgiev, është përfshirë në renditjen prestigjioze të gazetës britanike “Guardian” për 60 talentët më premtues të futbollit në botë. Mbrojtësi, i cili këtë sezon kaloi nga skuadra bullgare “Sllavija” te “Barcelona”, ​​është prezantuar si fizikisht i fortë dhe njëkohësisht i aftë për të përmbushur kërkesat e larta teknike të katalanasve, transmeton Sportal.bg.

Pak ditë më parë, Georgiev mbushi 17 vjeç, por tashmë është lojtar i rregullt në kombëtaren bullgare (U19). Ai luan edhe për 19-vjeçarët e Barcelonës.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stefan Botev (majtas) dhe Deljan Peevski

Deljan Peevski premtoi shpëtim për peshëngritësit bullgarë

Pasi u bë e qartë se Federata Bullgare e Peshëngritjes kërcënohej me falimentim për shkak të gjendjes së rëndë financiare, lideri i DPS-Fillimi i Ri Deljan Peevski u takua me kryetarin e federatës Stefan Botev dhe u angazhua për zgjidhjen e problemit. Falë..

botuar më 25-01-29 5.44.MD
Joana Ilieva

Joana Ilieva fitoi një medalje të artë në Kupën e Botës për Skermë

Sportistja më e mirë bullgare në skermë, Joana Ilieva, fitoi një medalje të artë në Kupën e Botës për Skermë për femra në Plovdiv. Në finale në sallën "Kollodruma" ajo mbizotëroi me 15:13 pikë ndaj italianes Chiara Mormile dhe kështu për herë të parë një..

botuar më 25-01-26 12.04.MD

Sport, argëtim dhe adrenalinë të lartë në Festën Dimërore Vitosha 2025

Më 25 janar, shtëpia malore Aleko në malin Vitosha pranë Sofjes bëhet qendër e sporteve dhe argëtimit dimëror me rastin e Ditës Botërore të Borës . Festa Dimërore Vitosha 2025, organizuar nga Bashkia e Sofjes dhe "Sofja - Kryeqyteti Botëror i..

botuar më 25-01-25 7.20.PD