Futbollisti nga kombëtarja bullgare e të rinjve, Martin Georgiev, është përfshirë në renditjen prestigjioze të gazetës britanike “Guardian” për 60 talentët më premtues të futbollit në botë. Mbrojtësi, i cili këtë sezon kaloi nga skuadra bullgare “Sllavija” te “Barcelona”, është prezantuar si fizikisht i fortë dhe njëkohësisht i aftë për të përmbushur kërkesat e larta teknike të katalanasve, transmeton Sportal.bg.
Pak ditë më parë, Georgiev mbushi 17 vjeç, por tashmë është lojtar i rregullt në kombëtaren bullgare (U19). Ai luan edhe për 19-vjeçarët e Barcelonës.Nënkampioni ynë 18-vjeçar në Formula 3 për sezonin 2025, Nikolla Collov, do të garojë vitin e ardhshëm në Formula 2 me ekipin me të cilin arriti sukseset më të mëdha – Campos Racing. Në vitin 2022, Nikolla fitoi titullin në Formula 4 spanjolle me..
Volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar luajtën një tjetër ndeshje interesante nga Grupi E në Kampionatin Botëror në Filipine. Djemtë e Gianlorenzo Blenginit mposhtën ekipin e fortë të Sllovenisë, i cili është nr. 6 në renditjen botërore, me 3:2..
Aleksandër Vasilev mposhti ish-numrin 37 në botë, Emill Ruusuvuori, dhe solli një fitore historike për Bullgarinë ndaj Finlandës në Kupën "Davis" – kampionatin botëror jozyrtar për ekipe kombëtare në tenis për meshkuj. Numri 2 në botë për të rinj fitoi..