Sot do të mbahen ditë të dyerve të hapura në ndërtesën e rinovuar të Banjës Minerale Qendrore që ndodhet në vendpushimin Bankja në afërsi të Sofjes. Të interesuarit do të mund të shikojnë objektin e rinovuar, i cili është gati të hapë dyert.
E njohur edhe si Banja Mbretërore, ajo u krijua gjatë kohës së udhëheqjes së mbretit Ferdinand. Godina u projektua nga arkitekti i Munihut Prof. Karl Hoheder, një specialist kryesor në krijimin e ndërtesave të ngjashme në të gjithë Evropën. Realizimi i projektit përfundoi në vitin 1906 dhe më 24 maj 1911 u hap zyrtarisht banja.
Restaurimi gjatë viteve të fundit e ka rikthyer pamjen autentike të ndërtesës së mrekullueshme në parkun e Bankjas. Uji mineral i Bankjas është i pastër, pa erë, i butë dhe jashtëzakonisht i shijshëm. Përdoret në trajtimin e sëmundjeve të sistemit muskuloskeletal, sistemit nervor periferik etj.Shtëpi druri të vendosura në rrugica plotë pluhur, një përrua që gurgullon lehtë dhe një kurorë pyjesh ahu dhe lisi në zonën përreth – fshati Medven duket si një imazh nga një përrallë fëmijësh. Dhe ndërsa qytetet fqinje Kotell dhe..
Ecjet me kalë janë një mënyrë jo e zakonshme për të njohur Bullgarinë. Itineraret shpesh kalojnë në vende të paarritshme për turistin masiv dhe janë të mbushura me aventura dhe përvoja kulturore. Një javë me kalë në Bullgari kushton nga 1200 d..
Sektori turistik në Bullgari shënon rritje gjatë viteve të fundit, si në sezonin veror, ashtu edhe në atë dimëror. Sipas të dhënave të ministrisë përkatëse deri në fillim të tetorit, qytetarët bullgarë që kanë vizituar destinacione turistike në vend kanë..