Drejtuesit e grupeve politike në Parlamentin Evropian miratuan propozimin e kreut të grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve Iratxe García Pérez për debate mbi pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen gjatë seancës plenare në Strasburg javën e ardhshme. Këtë e shkroi vetë ajo në profilin e saj në Facebook. “Herën e fundit kur isha në Bukuresht, i premtova vetes se do të bëj gjithçka e mundur për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie - që Bullgaria dhe Rumania të jenë mbajtur jashtë Shengenit për 11 vjet, edhe pse përmbushin kriteret”, thekson ajo. Sipas BNR “Horizon”, debatet janë planifikuar për të mërkurën në orët e para të pasdites. Rezoluta do të votohet 2 javë më vonë.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..