Referendumet e mbajtura në katër rajonet e pushtuara në Ukrainë, si dhe pritshmëria e aneksimit të tyre, krijojnë shqetësime shtesë midis pushtetarëve në Bullgari. Kjo u bë shkak për mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurimit, të kryesuar nga kryeministri Gëllëb Donev. Gjatë diskutimit, anëtarët e këshillit u bashkuan rreth vendimit për rishikimin dhe përditësimin e planeve të mbrojtjes nga fatkeqësitë, si dhe për shqyrtimin e disponueshmërisë dhe statusit të individit dhe mjeteve kolektive të mbrojtjes në rast krizash nga përfaqësuesit e pushtetit vendor, në koordinim me Ministrinë e Brendshme. Theksi u vu gjithashtu në ndërveprimin midis pjesëve të sistemit të unifikuar të shpëtimit dhe autoriteteve ekzekutive.
Në takim morën pjesë disa prej ministrave që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me sigurinë kombëtare, si dhe drejtues të shërbimeve. "Çdo ndryshim i vetëm në situatën gjeopolitike çon në shqetësimet përkatëse," komentoi ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov. Sipas tij, mobilizimi në Rusi vlen edhe për bullgarët me shtetësi të dyfishtë nëse janë në territorin rus. Këtë e ka konfirmuar ministri i jashtëm Nikollaj Millkov.
Lidhur me referendumet në katër rajonet e Ukrainës, ai theksoi se rezultatet e tyre nuk konsiderohen ligjërisht të detyrueshme. Pritet që sot Këshilli i Sigurimit i OKB-së të miratojë një rezolutë që dënon referendumet. Sipas Përfaqësueses së Përhershme të SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, nëse Rusia përdor veton për t'u mbrojtur, atëherë do të thirret Asambleja e Përgjithshme e OKB-së për t'i dërguar një mesazh të qartë Moskës.Presidenti Rumen Radev ka zhvilluar një takim me menaxhmentin e United Group, në të cilin janë diskutuar perspektivat për ndërtimin e qendrave të mëdha të të dhënave dhe investimevе në fushën e sigurisë kibernetike. Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e..
Bullgaria është ndër pjesëmarrësit kryesorë të FITUR 2025 – një nga ekspozitat më të mëdha dhe më të rëndësishme ndërkombëtare të turizmit, e cila zhvillohet në Madrid, Spanjë, nga 22 deri më 26 janar 2025. Veprimtaria mbledhë së bashku përfaqësues..
Paraditen e së mërkurës , kur temperaturat do të jenë pak nën zero, do të ketë kushte për akull. Temperatura minimale do të lëvizë nga minus 4 deri në 1°, ndërsa në Sofje do të jetë minus 2°. Para mesditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme, por do..
Prof. Kostadin Angellov u zgjodh kryetar i parë me rotacion i Këshillit për Menaxhimin e Përbashkët të Qeverisë. Në takimin e parë morën pjesë ministrja e..
Ka një rritje të ndjeshme të rezervimeve të hershme për sezonin turistik veror në bregun bullgar të Detit të Zi, njofton Shoqata Bullgare e Hoteleve...
Ministri i ri i punëve të jashtme të Bullgarisë, Georg Georgiev, zhvilloi bisedën e parë telefonike me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe..