Referendumet e mbajtura në katër rajonet e pushtuara në Ukrainë, si dhe pritshmëria e aneksimit të tyre, krijojnë shqetësime shtesë midis pushtetarëve në Bullgari. Kjo u bë shkak për mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurimit, të kryesuar nga kryeministri Gëllëb Donev. Gjatë diskutimit, anëtarët e këshillit u bashkuan rreth vendimit për rishikimin dhe përditësimin e planeve të mbrojtjes nga fatkeqësitë, si dhe për shqyrtimin e disponueshmërisë dhe statusit të individit dhe mjeteve kolektive të mbrojtjes në rast krizash nga përfaqësuesit e pushtetit vendor, në koordinim me Ministrinë e Brendshme. Theksi u vu gjithashtu në ndërveprimin midis pjesëve të sistemit të unifikuar të shpëtimit dhe autoriteteve ekzekutive.
Në takim morën pjesë disa prej ministrave që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me sigurinë kombëtare, si dhe drejtues të shërbimeve. "Çdo ndryshim i vetëm në situatën gjeopolitike çon në shqetësimet përkatëse," komentoi ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov. Sipas tij, mobilizimi në Rusi vlen edhe për bullgarët me shtetësi të dyfishtë nëse janë në territorin rus. Këtë e ka konfirmuar ministri i jashtëm Nikollaj Millkov.
Lidhur me referendumet në katër rajonet e Ukrainës, ai theksoi se rezultatet e tyre nuk konsiderohen ligjërisht të detyrueshme. Pritet që sot Këshilli i Sigurimit i OKB-së të miratojë një rezolutë që dënon referendumet. Sipas Përfaqësueses së Përhershme të SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, nëse Rusia përdor veton për t'u mbrojtur, atëherë do të thirret Asambleja e Përgjithshme e OKB-së për t'i dërguar një mesazh të qartë Moskës.Në vitin 2024 demokracitë përfituan nga ndryshimet politike dhe teknologjike duke rrëzuar liderët e dështuar, duke braktisur idetë e vjetruara dhe duke përqafuar prioritete të reja, të argumentuara mirë. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në edicionin e..
Potenciali zhvillimor i Sofjes dhe Plovdivit në kuadër të iniciativës bullgare "Destinacioni Ballkani" u diskutua mes ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh dhe kolegëve të tij në turizëm dhe transport nga Mali i Zi - Simonida Kordiq dhe Maja Vukićević...
Bullgaria po bën përparimin e nevojshëm drejt adoptimit të euros, sipas përfaqësuesve të institucioneve evropiane, me të cilët u takua ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Kjo do t'i lejojë asaj të kërkojë raporte të jashtëzakonshme të konvergjencës..
Prof. Kostadin Angellov u zgjodh kryetar i parë me rotacion i Këshillit për Menaxhimin e Përbashkët të Qeverisë. Në takimin e parë morën pjesë ministrja e..
Ka një rritje të ndjeshme të rezervimeve të hershme për sezonin turistik veror në bregun bullgar të Detit të Zi, njofton Shoqata Bullgare e Hoteleve...
Ministri i ri i punëve të jashtme të Bullgarisë, Georg Georgiev, zhvilloi bisedën e parë telefonike me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe..