Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gallup: 28.7% është pjesëmarrja elektorale në Bullgari në orën 17:00

| rinovuar më 22-10-02 6.19.MD

28.7% ka qenë pjesëmarrja e votuesve në vend, raportuar në orën 17:00 nga agjencia sociologjike "Gallup International Balkan", e cila është partnere e Radios Kombëtare Bullgare dhe monitoron votimin dhe shpërndarjen e forcave për Asamblenë Kombëtare të 48-të. Në zgjedhjet e mëparshme parlamentare të mbajtura më 14 nëntor 2021, pjesëmarrja në orën 17:00 e regjistruar nga agjencia ishte 30.2%.

Deri në orën 15:00, pjesëmarrja në votim arriti në 23.3 për qind, sipas të dhënave të agjencisë së sondazheve Gallup International Balkan.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja është e lëvizshme dhe madje pak më e lartë se pjesëmarrja në zgjedhjet e fundit në nëntor 2021.

Sipas sondazhit të “Gallup International”, deri në orën 13:00, në vendin tonë pjesëmarrja në votime ishte 17.6 për qind, njoftoi në një intervistë për BNR sociologia nga agjencia Janica Petkova. Për momentin, ajo mbetet e ulët dhe lëviz si në zgjedhjet e fundit parlamentare të 14 nëntorit 2021, kur rreth orës 13:00 ishte sërish rreth 17.5 për qind. Sipas të dhënave të KQZ-së, prej orës 11:00 ka pasur probleme me funksionimin e 22 makinerive të votimit në vend. Për 10 prej tyre u vendos kalimi në votim me fletë votimi, pasi makineritë nuk funksionojnë për arsye të ndryshme.

Rreth orës 11 pjesëmarrja u rrit në 10.3 për qind. Këtë e tregojnë të dhënat e “Gallup International Balkan”, sipas të cilave aktiviteti është pak më i lartë se aktiviteti i zgjedhjeve të fundit të nëntorit 2021, theksoi Drejtori Ekzekutiv i agjencisë Përvan Simeonov. Sipas tij, është ende herët të thuhet se si do të zhvillohen rezultatet deri në fund të ditës, pasi aktiviteti është relativisht i ulët për standardet bullgare.

Dy orë pas fillimit të votimit në Bullgari, rreth orës 9 të mëngjesit, pjesëmarrja në votime ishte 3.6 për qind krahasuar me listën zyrtare të votuesve, tha për BNR drejtori ekzekutiv i Gallup International Balkan, Përvan Simeonov.

Në raport me zgjedhjet e mëparshme në nëntor 2021, kur pjesëmarrja ishte rreth 4 për qind, tani është më e dobët. Simeonov u bëri thirrje votuesve që të mos i kushtojnë vëmendje rezultateve të improvizuara që do të fillojnë të shfaqen në media të ndryshme, sepse akumulimet do të bëhen të besueshme vetëm në orët e para të pasdites.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bashkia e kryeqytetit dekoroi Sofjen me instalime vezësh dekorative të Pashkëve

Vezë dekorative të zbukuruara me lule natyrale dhe gjelbërim dekorojnë Sofjen për Pashkë. Instalimet me lartësi nga një deri në dy metra e gjysmë u vendosën me ndihmën e Bashkisë Metropolitane. Dekorimi me një nga simbolet tradicionale të..

botuar më 24-05-05 6.10.PD

Parashikimi i motit për 5 majin

Të dielën do të mbizotërojë mot me diell. Pasdite mbi zonat malore do të zhvillohen vranësira, por nëdisa vende të izoluara do të ketë vetëm reshje shiu. Në pjesën më të madhe të vendit do të jetë pothuajse e qetë, në Bullgarinë Lindore do të..

botuar më 24-05-04 6.30.MD

Ditë e pafavorshme për turizmin malor

Kushtet për turizëm në male janë të këqija, njofton Shërbimi i Shpëtimit Malor. Në pjesët më të larta ka shi dhe mjegull. Mbi 2200 m mbi nivelin e detit, mbulesa e borës arrin 5-10 cm. Sipas parashikimit të motit të Institutit Kombëtar..

botuar më 24-05-04 11.36.PD