Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gallup: 28.7% është pjesëmarrja elektorale në Bullgari në orën 17:00

| rinovuar më 22-10-02 6.19.MD

28.7% ka qenë pjesëmarrja e votuesve në vend, raportuar në orën 17:00 nga agjencia sociologjike "Gallup International Balkan", e cila është partnere e Radios Kombëtare Bullgare dhe monitoron votimin dhe shpërndarjen e forcave për Asamblenë Kombëtare të 48-të. Në zgjedhjet e mëparshme parlamentare të mbajtura më 14 nëntor 2021, pjesëmarrja në orën 17:00 e regjistruar nga agjencia ishte 30.2%.

Deri në orën 15:00, pjesëmarrja në votim arriti në 23.3 për qind, sipas të dhënave të agjencisë së sondazheve Gallup International Balkan.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja është e lëvizshme dhe madje pak më e lartë se pjesëmarrja në zgjedhjet e fundit në nëntor 2021.

Sipas sondazhit të “Gallup International”, deri në orën 13:00, në vendin tonë pjesëmarrja në votime ishte 17.6 për qind, njoftoi në një intervistë për BNR sociologia nga agjencia Janica Petkova. Për momentin, ajo mbetet e ulët dhe lëviz si në zgjedhjet e fundit parlamentare të 14 nëntorit 2021, kur rreth orës 13:00 ishte sërish rreth 17.5 për qind. Sipas të dhënave të KQZ-së, prej orës 11:00 ka pasur probleme me funksionimin e 22 makinerive të votimit në vend. Për 10 prej tyre u vendos kalimi në votim me fletë votimi, pasi makineritë nuk funksionojnë për arsye të ndryshme.

Rreth orës 11 pjesëmarrja u rrit në 10.3 për qind. Këtë e tregojnë të dhënat e “Gallup International Balkan”, sipas të cilave aktiviteti është pak më i lartë se aktiviteti i zgjedhjeve të fundit të nëntorit 2021, theksoi Drejtori Ekzekutiv i agjencisë Përvan Simeonov. Sipas tij, është ende herët të thuhet se si do të zhvillohen rezultatet deri në fund të ditës, pasi aktiviteti është relativisht i ulët për standardet bullgare.

Dy orë pas fillimit të votimit në Bullgari, rreth orës 9 të mëngjesit, pjesëmarrja në votime ishte 3.6 për qind krahasuar me listën zyrtare të votuesve, tha për BNR drejtori ekzekutiv i Gallup International Balkan, Përvan Simeonov.

Në raport me zgjedhjet e mëparshme në nëntor 2021, kur pjesëmarrja ishte rreth 4 për qind, tani është më e dobët. Simeonov u bëri thirrje votuesve që të mos i kushtojnë vëmendje rezultateve të improvizuara që do të fillojnë të shfaqen në media të ndryshme, sepse akumulimet do të bëhen të besueshme vetëm në orët e para të pasdites.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Reporterët pa kufij”: Bullgaria u ngjit në vendin e 59-të për sa i përket lirisë së medias

Bullgaria u ngjit me 12 pozicione në vendin e 59-të në renditjen vjetore të Reporterëve pa Kufij për lirinë e medias për vitin 2024, publikuar me rastin e 3 majit - Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit. Vendi ynë përmirëson ndjeshëm pozicionin e tij..

botuar më 24-05-03 9.46.PD

Parashikimi i motit për 3 majin 2024

Gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore, ndërsa të premten në pjesën tjetër të vendit do të ketë reshje të shkurtra, përkohësisht intensive. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fortë, pasdite nga perëndimi dhe me të, temperaturat e ditës do..

botuar më 24-05-02 7.35.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri Gllavçev: Do t'i bashkohemi OECD deri në fund të vitit 2025

Për herë të parë, Bullgaria ka një afat konkret për anëtarësimin në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Këtë e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev për gazetarët pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të..

botuar më 24-05-02 6.11.MD