Votuesit bullgarë nuk i dhanë askujt pushtetin për të qeverisur në mënyrë njëpartiake. Qytetarët bullgarë dërguan një sinjal se politikanët në Bullgari duhet të bisedojnë me njëri-tjetrin dhe të kërkojnë një koalicion mes tyre për zgjidhjen e problemeve të njerëzve. Këtë e shprehu në një konferencë lideri i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS), Mustafa Karadajë. Sipas tij, për të kapërcyer të gjitha krizat duhet të tejkalohet më e madhja - ajo politike. Kreu i DPS-së u bëri thirrje të gjithëve të "kapërcejnë egocentrizmin e tyre" dhe "të kërkojnë unitet".
I pyetur nëse do të marrin pjesë në një koalicion me GERB-in dhe “Bullgarinë Demokratike”, Karadajë tha se vijat ndarëse parazgjedhore duhet të mbeten në periudhën parazgjedhore dhe se për të tejkaluar krizat në vend, partitë duhet të negociojnë në kërkim të një formule për krijimin e një mazhorance të qëndrueshme në parlament dhe qeveri.Partia opozitare "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) bëri thirrje për një protestë dhe bllokim të ndërtesës së Kuvendit Popullor për të penguar miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Deputetët po diskutojnë buxhetin në lexim të parë. PP mori..
Mbi 3000 antika me vlerë mbi 100 milionë euro u sekuestruan gjatë një operacioni ndërkombëtar, koordinuar nga Sofja, njoftoi policia greke. Një nga rrjetet më të mëdha të kontrabandës së antikave u godit me mbështetjen e Evropolit dhe Evrojustit. U..
Koha për referendum për euron kaloi pa kthim, deklaroi nënpresidentja Ilijana Jotova, transmeton BGNES. “Nuk shoh asnjë arsye që presidenti Rumen Radev të paraqesë edhe një herë në parlament propozimin e tij për referendum për euron. Vendimi i..
Të pastrehët në Sofje janë më pak të dukshëm se në qytetet e mëdha evropiane. Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara të një studimi ndërkombëtar që..
Bashkëpunimi midis shkencëtarëve bullgarë dhe kinezë u diskutua sot, 24 nëntor, në Sofje në një forum nga përfaqësues të Akademisë Bullgare të Shkencave,..
Me thirrjen "JO përçarjes së punëtorëve! PO të ardhurave më të larta!", Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) organizoi një..