Votuesit bullgarë nuk i dhanë askujt pushtetin për të qeverisur në mënyrë njëpartiake. Qytetarët bullgarë dërguan një sinjal se politikanët në Bullgari duhet të bisedojnë me njëri-tjetrin dhe të kërkojnë një koalicion mes tyre për zgjidhjen e problemeve të njerëzve. Këtë e shprehu në një konferencë lideri i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS), Mustafa Karadajë. Sipas tij, për të kapërcyer të gjitha krizat duhet të tejkalohet më e madhja - ajo politike. Kreu i DPS-së u bëri thirrje të gjithëve të "kapërcejnë egocentrizmin e tyre" dhe "të kërkojnë unitet".
I pyetur nëse do të marrin pjesë në një koalicion me GERB-in dhe “Bullgarinë Demokratike”, Karadajë tha se vijat ndarëse parazgjedhore duhet të mbeten në periudhën parazgjedhore dhe se për të tejkaluar krizat në vend, partitë duhet të negociojnë në kërkim të një formule për krijimin e një mazhorance të qëndrueshme në parlament dhe qeveri.Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Bullgarinë e Jugut mes 13 dhe 15°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës vranësirat do të pakësohen përkohësisht dhe reshjet do të ndalen. Era në lugina dhe zona të ulëta do të..
Kompania ruse "Lukoil" njoftoi se rezervon të drejtën për të kërkuar mbrojtje ligjore të të drejtave dhe interesave të saj legjitime në Bullgari, pasi menaxhimi i aseteve të saj në vend u mor nga një administrator i posaçëm. "Lukoil" po ndërmerr..
Flukset më të mëdha neto pozitive të investimeve direkte në vend për periudhën janar - qershor 2025 janë nga Holanda (554.9 milionë euro), Italia (325.2 milionë euro) dhe Greqia (317.1 milionë euro), dhe flukset më të mëdha neto negative - në SHBA..
Gjatë 10 viteve të fundit numri i studentëve të huaj në vend u rrit mbi dy herë. Në vitin 2013 ata përbënin rreth 4 për qind, ndërsa në vitin 2025 arrijnë..
Të pastrehët në Sofje janë më pak të dukshëm se në qytetet e mëdha evropiane. Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara të një studimi ndërkombëtar që..
Bullgaria përshëndet përpjekjet e vazhdueshme të SHBA-së dhe presidentit Donald Trump për ndalimin e zjarrit dhe vendosjen e një paqeje të drejtë dhe..